Ministria rus e Mbrojtjes, ka njoftuar se ka filluar sulmet mbi “infrastrukturën ushtarake” në Ukrainë, atë të telekomunikacionit dhe të energjetikës, duke shtuar se “të gjitha objektivat e caktuara janë goditur dhe sipas tyre është arritur qëllimi”.
Në anën tjetër pamjet e publikuara në rrjetet sociale e dëshmojnë krejt të kundërtën, ku raketat ruse goditën ndërtesat kolektive që janë të mbushura me civilë, transmeton Telegrafi.
Nga këto sulme humbën jetën 11 civilë dhe mbi 60 tjerë u plagosën. Gjithashtu shumë qytete në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike e ujë. Madje presidenti rus Vladimir Putin ka bërë publik qëndrimin e tij – se Rusia do të reagojë edhe më ashpër ndaj çdo sulmi të ri të ukrainasve.
“Nëse tentojnë të kryejnë sulme terroriste në territorin tonë, rusët do të përgjigjen më ashpër ndaj çfarëdo kërcënimi ndaj Federatës Ruse. Të jini të sigurt”, shtoi Putin, duke akuzuar Ukrainë për tentim-sulmi mbi centralin bërthamor në Rusi dhe në gazsjellësin TurkStream.
E pavarësisht se nuk ka as edhe një fakt për këto akuza, Kremlini pretendon se NATO qëndron prapa sulmeve në gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2.
E këto pretendime të Moskës, inteligjenca e vendeve perëndimore i quan si tentim për t’i hedhur fajin dikujt tjetër dhe të shpërqendrojnë vëmendjen diku tjetër, pasi Rusia tashmë po ballafaqohet me shumë presione si nga brenda ashtu dhe jashtë.
Madje pak ditë para sulmeve në këto gazsjellës janë parë luftanijet e marinës ruse, duke lundruar shumë pranë tyre. Komuniteti i inteligjencës së vendeve perëndimore, thonë se rusët kanë sabotuar shpërthimet – duke vendosur mjete shpërthyese thellë nën ujë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA zbulon paketën e re në vlerë të 250 milionë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën
Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius
Trump fiton mbështetjen e organizatës më të madhe të policisë amerikane, ndërsa 88 liderë të njohur biznesi mbështesin Harrisin
Tajfuni më i fortë në një dekadë godet Kinën
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit
Aktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë