LAJMI I FUNDIT:

Mourinho me kritika për lojtarët e tij: Ndoshta nuk po di ta flas italishten, gjithmonë bëhen gjërat ndryshe

Mourinho me kritika për lojtarët e tij: Ndoshta nuk po di ta flas italishten, gjithmonë bëhen gjërat ndryshe

Roma ka arritur një tjetër fitore në kampionat, por me shumë vuajtje.

Giallorosët kanë mposhtur Leccen me rezultat 2-1 edhe pse mysafirët ishin me një futbollist më pak në fushë.


Pas ndeshjes trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur edhe pae ka qenë i dëshpëruar me rezultatin dhe vuajtjen që patën futbollistët në fushë duke e lënë ndeshjen e hapur deri në fund.

“Ndaj Atalantës mbeta i zhgënjyer sepse bëm ndeshje të madhe, por nuk morëm asnjë pikë. Ndaj Lecces morrëm tre pikë, por vetëm kjo më gëzon”, tha Mourinho.

Trajneri portugez ka thënë se italishtja e tij po bëhet e tmerrshme, pasi lojtarët nuk po e kuptojnë.

“Më duket se italishtja ime po bëhet gjithmonë e më e tmerrshme, ngase futbollistët shpesh herë po bëjnë të kundërtën e asaj qe po ua them”, tha Mourinho me ironi.

Roma në ndeshjen ndaj Lecces mbeti edhe pa Paulo Dybalan, me argjentinasin që duket se ka humbur të gjitha ndeshjet e këtij viti.

“Dybala është keq. Nuk e di nëse do të kthehet këtë vit pasi nuk jam mjek, por nga përvoja ime dhe pasi fola me Paulon mendoj se do ta ketë të vështirë të rikthehet para vitit 2023”, deklaroi Special One.

Pas nëntë xhirove në Serie A, Roma zë vendin e pestë me 19 pikë të tubuara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori