LAJMI I FUNDIT:

Pas hedhjes në erë të urës në Krime, Putini thërret takim me ‘rrethin e ngushtë’ – një i tillë kishte ndodhur para fillimit të agresionit në Ukrainë

Pas hedhjes në erë të urës në Krime, Putini thërret takim me ‘rrethin e ngushtë’ – një i tillë kishte ndodhur para fillimit të agresionit në Ukrainë

Rusia ka njoftuar se Vladimir Putin do të mbajë nesër një takim me rrethin e tij të ngushtë dhe një lajm i tillë vjen mes frikës se tirani mund t’i përmbushë kërcënimet e tij për të përdorur armë bërthamore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zëdhënësi i Putinit konfirmoi se presidenti rus do të kryesojë një takim të Këshillit të Sigurimit vetëm disa ditë pas shpërthimit katastrofik në urën që lidh Rusinë kontinentale me Krimenë e aneksuar.

Këshilli i Sigurisë është organi më i lartë vendimmarrës i Rusisë për çështjet e mbrojtjes dhe drejtohet personalisht nga Putin.


Shpërthimi poshtërues i urës së Kerçit ka bërë që zyrtarët rusë të zemëruar të bëjnë thirrje për sulme në qytetet e mëdha dhe për të nisur një luftë në shkallë të gjerë në Ukrainë.

Shpërthimi masiv në urën 19 kilometra vrau tre persona dhe preu një linjë jetike furnizimi për forcat ruse në frontin jugor të Ukrainës.

Zyrtarët perëndimorë besojnë se lideri rus tani do të kërkojë hakmarrje për shpërthimin dhe kanë frikë se “hakmarrja mund të jetë bërthamore”.

“Nesër presidenti ka një takim të planifikuar me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Putin do të takohet me 12 nga njerëzit më të fuqishëm në Rusi, duke përfshirë ministrin e tij të mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe drejtorin e FSB, Aleksandr Bortnikov.

Ai mbajti një takim të Këshillit të Sigurisë vetëm disa ditë para se të fillonte agresionin mbi Ukrainë.

Anëtarë të tjerë të këshillit përfshijnë aleatin e ngushtë të Putinit, Dimitry Medvedev, ministrin e jashtëm Sergei Lavrov dhe krerët e dhomave të larta dhe të poshtme të parlamentit rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori