LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet për progresin ekonomik të Kosovës: Nuk është hamendësim e as rastësi

Kurti flet për progresin ekonomik të Kosovës: Nuk është hamendësim e as rastësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar të arriturat e qeverisë së tij në progresin ekonomik të Kosovës, duke numëruar shifra e indikatorë për këtë.

Kurti ka thënë “rritje ekonomike sepse ky është vizioni ynë. Përkrahje për bizneset vendore sepse kjo është mënyra për të realizuar këtë”.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se rritja ekonomike është vizioni i qeverisë që ai udhëheq, kurse përkrahaja për bizneset është mënyra për ta realizuar këtë.


“Përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Masës 2.1, subvencionuam 20% të kryegjësë së kredisë për bizneset prodhuese e përpunuese. Kjo masë kap vlerën prej 15 milionë euro mbështetje direkte që u ka mundësuar 207 bizneseve të investojnë mbi 87 milionë euro në zgjerim të kapaciteteve”, thotë ai.

Më tej ai thotë se “me Masën 2.4 ofruam mbështetje për trajnime të stafit, brendim të produkteve e mbështetje për panaire jashtë vendit për të gjetur tregje të reja. Mbështetje nga e cila përfituan 75 biznese. Pra, u kemi ndihmuar bizneseve tona vendore që të zgjerojnë kapacitetet prodhuese e përpunuese ashtu që të rritet prodhimi vendor, punësimi e eksporti”.

“Eksportin përgjatë periudhës janar-shtator 2022 e kemi për 25.6% më të lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja mesatare vjetore e eksportit gjatë periudhës janar-shtator të viteve 2008-2020 është 15.7%, ndërsa rritja mesatare e eksportit në periudhën e njëjtë të dy viteve të fundit e gjatë qeverisjes sonë është 47.3%. Pra, me Qeverinë tonë eksportet në këtë periudhë janë rritur trefish më shpejtë sesa në krahasim me vitet kur kanë udhëhequr qeveritë e kaluara”, ka shkruar ai.

Kreu i Qeverisë thotë  se “rritja e eksportit pa dyshim nënkupton edhe rritje të aktivitetit ekonomik dhe punësimit në vend”.

“Qarkullimi i bizneseve për periudhën janar-gusht 2022 ka shënuar rritje prej 21.6% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021 dhe 67.9% krahasuar me vitin 2020.  Si rezultat, në vitin 2021 kishim të regjistruara 25 mijë vende pune më shumë sesa ai pararendës, kurse nga janari deri në gusht të këtij viti kemi 15 mijë vende pune më shumë”, thotë ai.

Kurti thotë se “përveç ndihmës direkte me subvencione, po ndihmojmë bizneset tona përmes uljes së kostos së të bërit biznes”.

“Vitin 2021 e mbyllëm me hapjen e terminalit doganor shtetëror në Mitrovicë. Këtë vit, terminalin doganor në Podujevë e kthyem në shtetëror. Njësoj do të vazhdojmë me hapjen e terminalit doganor shtetëror në Vërmicë. E këtë javë, filloi zhdoganimi i mallrave në Portin e Durrësit. Kjo do të ulë kostot për bizneset e konsumatorët për rreth 2 milionë euro sikurse edhe kohën e zhdoganimit”.

Ai më tej thotë se “investimet e huaja direkte në Kosovë vazhdojnë të rriten gjatë qeverisjes sonë. Në periudhën janar-korrik të këtij viti vlera e investimeve të huaja direkte ka tejkaluar vlerën prej 400 milionë euro. Pra, 47% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021 dhe 99% me shumë sesa në vitin 2020”.

“Progresi ekonomik nuk është hamendësim e as rastësi. Ai është rezultat i politikave të duhura dhe qeverisjes së mirë. Shifrat dhe indikatorët më lart janë dëshmia jonë për këtë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Kalo në kategori