LAJMI I FUNDIT:

U largua nga vëmendja pas gjyqit kundër Johnny Deppit – Amber Heard fotografohet gjatë pushimeve në Spanjë

U largua nga vëmendja pas gjyqit kundër Johnny Deppit – Amber Heard fotografohet gjatë pushimeve në Spanjë

Amber Heard ka nxjerrë në pah trupin e saj me bikini gjatë pushimeve në Palma de Mallorca të Spanjës.

Fotot tregojnë aktoren, 36-vjeçare – e veshur me rroba banjë dy-pjesëshe me ngjyrë të zezë – duke ecur në plazh me një mike pranë bregdetare.


Heard e përshtati pamjen e saj me syze dielli të zeza dhe një ‘Apple Watch’.

Dalja e yllit të “Aquaman” vjen pasi ajo u pa duke luajtur me vajzën e saj 1-vjeçare, Oonagh, gjatë pushimeve të saj spanjolle.

Heard kishte veshur një bluzë të zezë, xhinse të bardha të gjera ndërsa ishte me fëmijën e saj – të cilën ajo e ka mbajtur kryesisht larg syrit të publikut pasi e lindi përmes një nëne surrogate në korrik 2021.

Ditë më parë, dyshes nënë-bijë iu bashkua e dashura e Heard, Bianca Butti, në të njëjtin shesh lojërash.

Para pushimeve të saj të fundit, aktorja e “Rum Diary” pothuajse nuk ishte parë në publik që nga gjyqi i saj për shpifje me ish-bashkëshortin Johnny Depp.

Depp, 59 vjeç, e paditi Heard-in për 50 milionë dollarë në vitin 2019, duke pretenduar se ajo gënjeu se ai e kishte abuzuar me të vetëm për të marrë më shumë para për zgjidhjen e tyre të divorcit.

Një vit më vonë, ish-gruaja e tij e paditi atë për 100 milionë dollarë.

Gjyqi përfundoi në qershor me gjykatën që urdhëroi Heard t’i paguante Deppit 10 milionë dollarë si dëmshpërblim plus 350,000 dollarë si dëmshpërblim për shpifjen e aktorit të “Cry Baby” në një artikull op-ed të vitit 2018 që ajo shkroi për The Washington Post.

Heard që atëherë i ka kërkuar gjyqtarit të hedhë vendimin e jurisë. Ajo pretendon se aktgjykimi nuk është mbështetur me prova.

Pas vendimit, Heard shiti shtëpinë e saj në Kaliforni në një përpjekje për të shlyer borxhet e saj.

Të gjitha lajmet nga Amber Heard
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Amber Heard

Para pushimeve në Spanjë, ajo kaloi kohë në Hamptons dhe Izrael me miqtë dhe vajzën e saj. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori