Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur para mediave rreth situatës politike të shtetit që përfaqëson në raport me zhvillimet botërore.
Ai është ndalur edhe tek raportet me Kosovën ku ka deklaruar se situata po komplikohet pasi që bashkësia ndërkombëtare po kërkon që Kosova të pranohet në Kombet e Bashkuara.
“Pozicioni ynë po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar, siç e kemi parashikuar me saktësi tetë muaj më parë, shtetet perëndimore do të përpiqen ta zgjidhin problemin e Kosovës ashtu siç mendojnë. Do ta zgjidhin në një mënyrë apo tjetër, duke e anëtarësuar në OKB. Arsyeja e dytë është pa dyshim që ia heqin Putinit argumentin e Kosovës, duke ia hequr atë si rast sui generis”, tha i pari i shtetit serb, raporton nova.
“Sot kemi një propozim nga Gjermania dhe Franca dhe duhet ta diskutojmë. Nuk mund ta hedhësh nga dritarja propozimin e dy vendeve më të forta, por nuk jam i sigurt nëse mund ta pranojmë këtë. Gabimi ynë më i madh është se pranuam që BE-ja të fillojë të menaxhojë procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Ne ende nuk e kemi vënë seriozisht në rend dite çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe”, nënvizoi Vuçiq, transmeton Telegrafi.
Ai ka theksuar se propozimi i Francës dhe Gjermanisë është që Serbia të lejojë hyrjen e Kosovës në të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në. Në këmbim, Serbia do të kishte një rrugë më të lehtë për në BE, por një sërë përfitimesh ekonomike.
“E gjithë ideja bazohet në faktin se ne nuk duhet ta njohim zyrtarisht Kosovën, por jemi dakord me anëtarësimin e Kosovës në OKB”, pohoi ai.
“Ne do të vazhdojmë të veprojmë në përputhje me normat juridike ndërkombëtare. Në këtë moment kemi tetë shënime për njohjen e Kosovës, do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, që është një punë tmerrësisht e vështirë për ne. Ne jemi shumë të vegjël për të luftuar me fuqitë e mëdha”, theksoi duke shtuar se nuk do të ketë vullnet për të pranuar vendimin për pavarësinë e Kosovës.
Kujtojmë se fjalimi i Vuçiqit vjen vetëm pak ditë pas marrjes së vendimit për pakon e gjashtë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, nga e cila nuk do të përjashtohet as Serbia. Kjo do të thotë se nga 1 nëntori do të ndalohet dërgimi i naftës ruse përmes Gazsjellësit Adriatik (JANAF. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?