LAJMI I FUNDIT:

Faktet dhe numrat pas Porsche

Faktet dhe numrat pas Porsche

Porsche tradicionalisht është lidhur me 911. Marka e ka shitur këtë veturë sportive që nga viti 1964, dhe përderisa ajo vazhdon të jetë një ikonë, shumë gjëra kanë ndodhur brenda kompanisë.

Është vetëm rreth kësaj periudhe që marka më në fund u bë një lojtar i madh global dhe jo vetëm një prodhues i veçantë i makinave.

Arritja e shitjes nga 50 mijë njësi në 300 mijë njësi në vit


Njëzet vite mund të duken si një përjetësi në industrinë e automobilistikes, por jo në rastin e një marke të veturave sportive si Porsche. Kompania gjermane arriti që të shkojë nga shitja e 50 mijë njësive në vit në vitin 1999 në shitjen e mbi 300 mijë njësive në vitin 2021, shkruan motor1, përcjell Telegrafi.

Rritja e shitjeve globale nga viti 1998 deri në vitin 2021

Volumi i shitjeve globale të kompanisë kishte rënë vetëm 2 herë në mes të vitit 2002 dhe vitit 2021: në vitin 2008 kur kriza financiare e goditi ekonominë amerikane, dhe në vitin 2020 kur pandemia i detyroi mbylljen e dyqaneve të shitjes.

Nuk ka asnjë markë tjetër në segmentin e veturave luksoze që rritet kaq shpejtë. Dikush mund ta përmend Tesla-n, por në realitet është krejt një situatë tjetër pasi fokusi shkon tek gama e ndryshme mes çmimeve.

Të dhënat nga JATO tregojnë se çmimi mesatar i një veture Porsche është për 114 për qind më i madh se çmimi mesatar i Tesla. Në Kinë hendeku rritet në 316 për qind, përderisa në SHBA vetura gjermane është për 24 për qind më e shtrenjtë se vetura elektrike amerikane.

Hendeku mesatar i çmimit mes Porsche, Mercedes dhe Tesla në Kinë, SHBA dhe Gjermani.

Porsche është padyshim i vetmi prodhues i veturave që e pozicionon veten mes markave tradicionale premium dhe markave super luksoze të super veturave. Me vetëm disa përjashtime, veturat e saja nuk janë rivale të drejtpërdrejta të veturave “sedan” të Mercedes, BMW, ose Audi.

Përqindja e shitjeve globale të modeleve të Porsche sipas rajoneve

Në të njëjtën kohë ato nuk garojnë as me Roll-Royce ose me super veturat luksoze të Ferrari-t. Maserati mund të jetë çështje tjetër, por me rezultate të kundërta komerciale.

Ky pozicionim bënë që Porsche padyshim të jetë marka më e fortë në grupin Volkswagen. /Telegrafi/