LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Arsenali është më i mirë se ne dhe ky është një realitet

Guardiola: Arsenali është më i mirë se ne dhe ky është një realitet

Manchester City është një skuadrat më të forta në botë për momentin dhe favorit për t’i fituar të gjitha garat, së paku në letër.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka marrë tri fitore në tri ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve, derisa në Ligën Premier ka 20 pikë pas tetë xhirove.

Në xhiron e nëntë, City do të luaj ndaj Southampton, derisa Pep Guardiola ka dalë në konferencë për shtyp duke folur për këtë sfidë.


Gjithsesi trajneri spanjoll ka thënë se Arsenali janë më të mirë se skuadra e tij, së paku deri më tani dhe ky është një realitet.

“Në Ligën Premier jemi mirë, por ne nuk mund të harrojmë një gjë, zonja dhe zotërinj, ka një ekip që ka qenë më i mirë se ne”.

“Ky është një realitet. Në realitet, Arsenali ka qenë më i mirë se ne deri më tani”, tha Guardiola, duke vazhduar se e rëndësishme është që janë afër kreut.

“Ne nuk jemi në krye të kampionatit, por gjëja e rëndësishme është se jemi afër dhe po përpiqemi ta fitojmë përsëri”, u shpreh tekniku spanjoll.

Arsenal ka vetëm një pikë më shumë se City në krye të Ligës Premier, teksa Topçinjtë këtë javë përballen me Liverpoolin në Emirates stadium. /Telegrafi/