LAJMI I FUNDIT:

SHBA blen 290 milionë dollarë barna kundër rrezatimit bërthamor pas kërcënimit të Putinit

SHBA blen 290 milionë dollarë barna kundër rrezatimit bërthamor pas kërcënimit të Putinit

Administrata e Joe Bidenit bleu 290 milionë dollarë ilaçe kundër rrezatimit këtë javë, ndërsa presidenti paralajmëroi për “perspektivën e Apokalipsit” që po nxitej nga lideri rus, Vladimir Putin.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) konfirmoi se furnizimi kryesor i Nplate ishte pjesë e “përpjekjeve të vazhdueshme për të qenë më të përgatitur që të shpëtohet jetë pas emergjencave radiologjike dhe bërthamore”.

Ilaçi – i cili mund të përdoret si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit – është “miratuar për të trajtuar lëndimet e qelizave të gjakut që shoqërojnë sindromën akute të rrezatimit [ARS] në pacientët e rritur dhe pediatrikë”.


Një sëmundje e tillë e rrezatimit “ndodh kur i gjithë trupi i një personi ekspozohet ndaj një doze të lartë rrezatimi depërtues, duke arritur në organet e brendshme brenda pak sekondash”, raporton nypost.

Simptomat e dëmtimeve të ARS përfshijnë koagulimin e gjakut si rezultat i numërimit të ulët të trombociteve, gjë që mund të çojë në gjakderdhje të pakontrolluar dhe kërcënuese për jetën.

Nplate, i prodhuar nga Amgen me bazë në Kaliforni, stimulon prodhimin e trombociteve nga trupi “për të reduktuar gjakderdhjen e shkaktuar nga rrezatimi”.

Financimi prej 290 milionë dollarësh erdhi nga Projekti BioShield, ligji i vitit 2004 që ofron investime që inkurajojnë kompanitë të “zhvillojnë kundërmasat mjekësore që janë kritike për sigurinë kombëtare”.

Njoftimi fillestar nuk detajonte se si – ose ku – do të shpërndaheshin barnat.

Putin ka kërcënuar se do të fillojë një luftë bërthamore gjatë disa muajve të fundit pasi përpjekjet e tij për të mposhtur Ukrainën dështojnë. Muajin e kaluar, ai tha se Kremlini “me siguri do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicionin tonë” për të mbrojtur qarkun. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA zbulon paketën e re në vlerë të 250 milionë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën

SHBA zbulon paketën e re në vlerë të 250 milionë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën

Botë
Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Evropa
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Evropa
Jep dorëheqje Ministri italian i Kulturës pas zbulimit të aferës me influencuesen të cilën tentoi ta punësojë si këshilltare në ministri

Jep dorëheqje Ministri italian i Kulturës pas zbulimit të aferës me influencuesen të cilën tentoi ta punësojë si këshilltare në ministri

Evropa
Ukraina tani kontrollon mbi 1300 kilometra katrorë të rajonit të Kurskut

Ukraina tani kontrollon mbi 1300 kilometra katrorë të rajonit të Kurskut

Evropa
Tajfuni më i fortë në një dekadë godet Kinën

Tajfuni më i fortë në një dekadë godet Kinën

Azia
Kalo në kategori