Qytetarët britanikë ka gjasa të ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike shkaku mungesës së gazit këtë dimër, duke nxitur një plan emergjence për t’i dhënë përparësi ngrohjes.
Operatori Kombëtar i Sistemit të Energjisë Elektrike të Rrjetit (ESO) së Mbretërisë së Bashkuar paralajmëroi se ndërprerjet e planifikuara tre-orëshe të energjisë elektrike mund të imponohen në disa zona, në një rast “të pamundur” që furnizimet me gaz të jenë nën kërkesën, raporton skynews.
Ai zbuloi masën në një përditësim mbi gjendjen e gatishmërisë energjetike të Mbretërisë së Bashkuar për muajt e ftohtë të ardhshëm, por tha se rreziku i ndërprerjeve të përkohshme të energjisë mund të shmanget me ndihmën e publikut.
Raporti tregoi, sipas një skenari bazë, se marzhet midis kërkesës së pikut dhe furnizimit me energji pritej të ishin të mjaftueshme dhe të ngjashme me vitet e fundit falë sigurimit të furnizimeve me gaz të Detit të Veriut, importeve nëpërmjet Norvegjisë dhe me anije.
ESO u kërkoi familjeve të ndihmojnë në menaxhimin e këtij ekuilibri duke u regjistruar në një skemë të kursimit të energjisë përmes furnizuesit të tyre, në një përpjekje për të ndihmuar në lehtësimin e rrezikut të fikjes së dritave.
Ai sugjeroi që gazi i nevojshëm për të fuqizuar rrjetin elektrik të Mbretërisë së Bashkuar pritej të rritet me gati 22 për qind – duke kompensuar kursimet nga përdorimi më i ulët familjar dhe biznesi – kryesisht për shkak të nevojës për energji në Francë ku shumë centrale bërthamore janë jashtë linje.
Gazi përbën mbi 40 për qind të prodhimit të energjisë në Mbretërinë e Bashkuar – më shumë nëse era nuk fryn dhe impiantet e tjera janë jashtë linje për mirëmbajtje.
Për tregun e energjisë elektrike, termocentralet me qymyr mund të kthehen në funksion për të ndihmuar plotësimin e boshllëqeve. Kjo ka ndodhur tradicionalisht kur centralet bërthamore janë jashtë linje ose era nuk arrin të fryjë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDitët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Proplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!
Ekzaminime falas për kancerin e gjirit në Albi Mall më 12 dhe 13 tetor
Ministri Zharku përuroj asfaltimin e rrugës Botushë - Koshare
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës