LAJMI I FUNDIT:

Po tmerron çdo skuadër që po i del përpara, tifozët organizojnë peticion për ta larguar Haalandin nga Liga Premier

Po tmerron çdo skuadër që po i del përpara, tifozët organizojnë peticion për ta larguar Haalandin nga Liga Premier

Erling Haaland është futbollisti i momentit në botë, falë golave të shumtë që po shënon.

Norvegjezi është shndërruar në një makineri golash, pasi thuajse në çdo ndeshje shënon dy ose tre gola.

22-vjeçari ka shënuar 19 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë në vetëm 12 ndeshje të zhvilluara.


Haaland ka realizuar 14 gola në Ligën Premier në tetë duele derisa pesë gola të tjerë në Ligën e Kampionëve në tri ndeshje.

Duke parë formën e jashtëzakonshme që po kalon norvegjezi, ai pritet të shënoj mbi 50 gola deri në fund të sezonit me Manchester Cityn.

Por tani në Angli  ka filluar një peticion online nga tifozët e futbollit me të vetmen arsye, ta largojnë Haalandin nga Liga Premier.

“Peticion për ta përjashtuar Erling Haaland nga shoqata e futbollit, sepse thjesht nuk është e drejtë”, shkruan në peticionin e hapur nga tifozët.

“Ky robot nuk duhet të lejohet të luaj në vendin tonë. Thjesht nuk është aspak korrekte. Ne mund ta ndryshojmë këtë. Tash është koha për ne dhe njerëzit tjerë që të reagojmë”, ka shkruar një përdorues i uebfaqes ‘Change.org’ për sulmuesin norvegjez.

Ky peticion i hapur ka bërë bujë të madhe pasi nuk mund të ndryshojë faktin që Haaland do të qëndroj te City, por ai është bërë lajm në mediat më të mëdha botërore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Të nominuarit për Topin e Artë - emra befasues në listë

Të nominuarit për Topin e Artë - emra befasues në listë

Ndërkombëtare
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

La Liga
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Premier League
Nuk kanë përfunduar befasitë: Antony mund të largohet sonte nga Man Utd

Nuk kanë përfunduar befasitë: Antony mund të largohet sonte nga Man Utd

Premier League
Kalo në kategori