LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim masiv, ukrainasit hedhin në erë depon e municionit të rusëve – humbin jetën edhe disa ushtarë të Kremlinit që ishin brenda

Shpërthim masiv, ukrainasit hedhin në erë depon e municionit të rusëve – humbin jetën edhe disa ushtarë të Kremlinit që ishin brenda

Luftime të ashpra po vazhdojnë të zhvillohen mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, në veçanti në rajonet që pjesërisht kontrollohen nga Kremlini.

Në një video të filmuar nga ajri, shfaqet momenti kur një depo municioni në rajonin e Khersonit hidhet në erë së bashku me disa ushtarë rusë që ishin brenda saj, transmeton Telegrafi.


Po cilësohet si një nga shpërthimet më të mëdha që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ku një depo me municion të ushtrisë ruse hidhet në erë nga raketat e ushtrisë ukrainase.

Lokacioni i saktë nuk dihet për shkaqe sigurie, ndërsa ushtria ukrainase thotë se nga ky sulm janë vrarë edhe dhjetëra ushtarë rusë, që gjendeshin në momentin e shpërthimit brenda depos.

Në anën tjetër, Kievi ka njoftuar se këtë javë kanë arritur të çlirojnë dhjetëra fshatra që ishin deri më tani nën kontrollin e rusëve.

E mobilizimi i pjesshëm i Putinit duket se nuk është duke e ndihmuar presidentin rus, pasi shumë prej tyre që janë ftuar si rezervistë për të shkuar në luftë, janë larguar në shtetet fqinje si Gjeorgjia, Armenia, Kazakistani e Turqia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori