Diabeti është një sëmundje e rëndë që rrezikon në shumë mënyra shëndetin e njeriut. Për shkak të diabetit, nivelet e sheqerit rriten aq shumë dhe rrezikojnë shumë organe.
Megjithatë , ana tjetër e diabetit ka të bëjë pikërisht me nivelin shumë të ulët të sheqerit në gjak duke shkaktuar atë që njihet si hipoglikemi.
Prania e kësaj të fundit mund të shkaktojë çorientim, dobësi, kontraktime dhe disa raste edhe vdekje të parakohshme.
Sipas ekspertëve, trajtimi intensiv me medikamente dhe insulinë mund të jetë një arsye e fortë për uljen e shpejtë të nivelit të sheqerit në gjak.
Nga një këqyrje e analizave të plot 10.2 milionë diabetikëve nga viti 2011 deri në vitin 2014, ekspertë të ndryshëm kanë mësuar se 2.3 milionë prej tyre e kishin tepruar me medikamentet.
10,000 prej tyre pësuan disa raste të hipoglikemisë si pasojë e terapive për uljen e nivelit të glukozës.
Hipoglikemia mund të ndikojë tek personat që vuajnë nga diabeti i tipit 1 (kur trupi nuk prodhon insulinë) dhe tek diabeti i tipit 2 (kur trupi prodhon insulinë por ajo nuk është e mjaftueshme.)
Në 95 për qind të rasteve, njerëzit vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Cilat janë nivelet e duhura të sheqerit në gjak
Nivelet normale të sheqerit në gjak varirojnë nga 80 në 120 mg/dl para vakteve dhe më pak se 180 mg/dl pas vakteve.
Në rastet e hipoglicemisë, nivelet e sheqerit në gjak bien nën 70 mg/dl.
Mungesat e insulinës në treg rrezikojnë pacientët
Shumë diabetikë në botë nuk arrijnë të trajtohen siç duhet për shkak të mungesës së insulinës.
Shkencëtarët parashikojnë se sasia e nevojshme e insulinës për trajtimin e diabetikëve do të rritet me më shumë se njëzet për qind deri në vitin 2030.
Në po këtë vit, pritet që numri i diabetikëve të arrijë në përafërsisht 510 milionë njerëz në botë.
Nga ana tjetër, ata presin që qasja ndaj insulinës do të vazhdojë të kufizohet duke rrezikuar jetët e miliona njerëzve, sidomos në Azi dhe në Afrikë.
Insulina është një bar thuajse 100 vjeçar dhe është përshkruar si një nga ilaçet më të mrekullueshme të shekullit të njëzetë.
Çmimi i saj vazhdon të mbetet i lartë për një arsye të fortë. 99 për qind e prodhimit global të insulinës, sipas BBC-së, kontrollohet nga tri kompani: Novo Nordisk, Eli Lilly dhe Sanofi.
Kërkesa për insulinë në tregun e zi është tepër e lartë dhe në 10 vjet është rritur me 90 për qind.
Çmimi i një shisheje në shumë vende të botës shkon nga 40 dollarë në 130 dollarë.
Në Shtetet e Bashkuara ai mund të arrijë mbi 300 dollarë. Kjo tarifë detyron shumë diabetikë të marrin barnat e nevojshme në Kanada. /AgroWeb/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A