LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Arsimit merr vendim, nga 15 tetori nis kompensimi i orëve të humbura gjatë grevës

Ministria e Arsimit merr vendim, nga 15 tetori nis kompensimi i orëve të humbura gjatë grevës
Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit ka nxjerrë vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vitit shkollor 2022-2023.

Sipas këtij vendimi ditët e humbura gjatë grevës së SBASHK-ut, do të kompensohen të shtunave deri në janar të 2023.

Kompensimi do të nis nga 15 tetori 2022. Këtë e ka bërë të ditur ministrja Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook.


“Tetë ( 8 ) ditë të mësimit të pambajtura për parafillore dhe klasat (1-8) sipas UA-05/2022 për Kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 do të mbahen ditëve të shtune, si në vijim:

-Në muajin Tetor, 2022 mësimi mbahet më datat 15.10.2022, 22.10.2022 dhe 29.10.2022;

-Në muajin Nëntor, 2022 mësimi mbahet më datat 12.11.2022 dhe 26.11.2022;

-Në muajin Dhjetor, 2022 mësimi mbahet më datat 10.12.2022 dhe 24.12.2022;

-Në muajin Janar, 2023 mësimi mbahet më datë 14.01.2023”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka theksuar se gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të përfundojë më datë 27.01.2023. Ndërkaq, pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë më datë 30.01.2023 dhe mbarojë më 03.02.2023.

“Gjysmëvjetori i dytë fillon me datë 06.02.2023. Në pesë ditë të planifikuara të pushimit pranveror sipas UA-05/2022, do të mbahet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Përfundimi i gjysmëvjetorit të dytë do të jetë si në vijim:

-Për klasën e 12-të (maturantë)përfundon më datë 05.06.2023;

-Për klasat 9,10 dhe 11 përfundon me datë 27.06.2023;

-Për parafillor dhe klasat 1-8 përfundon më datë 30.06.2023”, ka shkruar Nagavci.

Kujtojmë se kryetari i SBASHK-ut, Rrhaman Jasharaj kishte theksuar se nuk do të këtë kompensim të orëve të humbura.

“Ashtu siç e parasheh Kontrata Kolektive, nuk do të kompensohen orët e humbura. Andaj, edhe i kërkoj Ministrisë së Arsimit që të mos bëjë kërkesa”, kishte thënë ai në konferencë.

Kundër kompensimit të orëve ishin deklaruar edhe prindërit. Në fillim të shtatorit, Këshilli i Prindërve i Kosovës ka njoftuar se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë gjatë ditëve të fundjavës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori