LAJMI I FUNDIT:

Interi me dy mungesa të mëdha ndaj Barcelonës, dy yje të tjerë ende në dyshime

Interi me dy mungesa të mëdha ndaj Barcelonës, dy yje të tjerë ende në dyshime

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi thotë se Lautaro Martinez mbetet në dyshim për ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve me Barcelonën edhe pse testimet e kryera nga sulmuesi argjentinas nuk vunë në pah ndonjë lëndim.

El Toro kishte frikë se kishte pësuar një lëndim të muskulit në humbjen 2-1 të Interit kundër Romës të shtunën.

“Ai iu nënshtrua një testimi këtë mëngjes, por nuk evidentoi ndonjë problem, ai ishte i lodhur pas ndeshjes me Romën”, deklaroi Inzaghi në një konferencë për shtyp sot para ndeshjes.


“Ai do të stërvitet pjesërisht me ekipin sot dhe duhet ta vlerësoj me mjekët. Marcelo Brozovic dhe Romelu Lukaku janë jashtë, Lautaro dhe Roberto Gagliardini mbeten në dyshim”.

Lautaro është golashënuesi më i mirë i Interit këtë sezon me tre gola në 10 ndeshje në të gjitha garat.

Ai luajti 90 minuta kundër Romës të shtunën, por nuk arriti të gjente rrjetën kundër skuadrës së Jose Mourinhos.

Bashkëkombasi i tij Joaquin Correa pritet të zëvendësojë Lautaron nëse ai mbetet jashtë nga ndeshja kyçe e nesërme në Ligën e Kampionëve me Barcelonën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Premier League
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Gjiganti turk në bisedime me Man Utd për huazimin e Casemiros

Gjiganti turk në bisedime me Man Utd për huazimin e Casemiros

Ligat tjera
Kalo në kategori