LAJMI I FUNDIT:

Alarmohet Milani dhe Pioli, për sfidën ndaj Chelseat ka vetëm 15 futbollistë në dispozicion

Alarmohet Milani dhe Pioli, për sfidën ndaj Chelseat ka vetëm 15 futbollistë në dispozicion

Milani do të luaj sfidën ndaj Chelseat të mërkurën mbrëma në Stamford Bridges.

Rossonerët kanë marrë katër pikë në dy sfidat e para në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë Chelsea ka vetëm një pikë dhe kërkon fitoren për të mbetur në garë për kualifikim.


Megjithatë kampioni në fuqi i Italisë, Milan ka shumë mungesa për këtë sfidë të rëndësishme me Chelsean.

Lëndimet e shumta nuk po e lënë rehat skuadrën kampione në fuqi të Italisë dhe me Chelsean do të mungojnë shumë yje.

Në këtë sfidë trajneri Stefano Pioli do të ketë vetëm 15 futbollistë në dispozicion, me numrin që shkon në 17 bashkë me portierët.

Pioli për këtë sfidë nuk do të ketë me vete emra si Maignan, Calabria, Kjaer e Saelemakers, por edhe të lënduarit e mëparshëm si Theo Hernandez, Florenzi e Ibrahimovic, duke krijuar një situatë të komplikuar për trajnerin italian. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Ndërkombëtare
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Ibrahimovic tregon pse nuk mund të bëhet kurrë trajner i futbollit

Ibrahimovic tregon pse nuk mund të bëhet kurrë trajner i futbollit

Ndërkombëtare
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Kalo në kategori