LAJMI I FUNDIT:

Ramadani analizon disfatën e Gjilanit ndaj Ballkanit

Ramadani analizon disfatën e Gjilanit ndaj Ballkanit

Gjilani ka pësuar disfatë 2-0 në udhëtim te Ballkani në kuadër të javës së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trajneri Zekirija Ramadani ka deklaruar pas ndeshjes se goli i pranuar në fund të pjesës së parë ndikoi në rrjedhën e lojës.


“Ndoshta në pjesën e parë Ballkani kishte iniciativën por ne kishim dy raste të mira. Mendoj që kishim përgatitur mirë ekipin për t’u përballur me kampionin aktual”, ka thënë trajneri i Gjilanit për ArtSport.

“Në momentin më të keq për neve erdhi goli. Në kohën shtesë të pjesës së parë pranuam një gol, dhe çdo gol i ardhur në ato momente është goditje e rëndë”.

“Në pjesën e dytë përsëri arritëm të gjenim forca për t’u përballur sa më të barabartë me Ballkanin. Rrezikuam më tepër por nuk shënuam”.

“Kjo është edhe meritë e Ballkanit që nuk na la të krijojmë më shumë raste. Por, pas reagimit të skuadrës duhet të jemi të kënaqur”.

“Kjo është situata momentale. Gjatë pushimit patëm një atmosferë mjaftë të rëndë. Se si e gjetëm forcën të dilnim në fushë në pjesën e dytë, është meritë e lojtarëve”.

“Jam i bindur për këtë. Po mundohemi të nxjerrim maksimumin nga secili. Është një periudhë e vështirë por do t’ia dalim faqebardhë deri në fund të stinorit vjeshtor”, përfundoi Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori