LAJMI I FUNDIT:

U zhdukën tash e një javë, Policia po heton të gjitha pistat për gjetjen e dy vajzave nga Peja

U zhdukën tash e një javë, Policia po heton të gjitha pistat për gjetjen e dy vajzave nga Peja

Ka një javë që janë zhdukur dy vajza nga Peja, njëra nga fshati Treboviq dhe tjetra nga Qyshku i Pejës, ndërsa ende nuk dihet gjë për fatin e tyre.

Të dy vajzat janë studente dhe kanë lidhje familjare (vajzë daje – halle), ndërkaq për zhdukjen e tyre Policia e Kosovës ka raportuar më 25 shtator.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova në një prononcim për Telegrafin tha se Policia është duke punuar me intensitet në të gjitha pistat lidhur me zhdukjen e dy vajzave.

“Ende nuk kemi diçka konkrete. Në momentin që do të kemi ne do të njoftojmë”, tha Rugova.

Ndryshe, lidhur me këtë rast ka reaguar sot deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami. Ajo ka thënë se duhet të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa të gjenden dy vajzat.

“Si nënë e dy vajzave ky lajm më ka tmerru dhe prej momentit që e kam dëgju nuk mendoj asgjë tjetër. Për çudi, kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje, pa shumë angazhim të shtetit, të institucioneve shtetërore”, shkruan Bajrami në Facebook.

Ndryshe, babai i njërës nga të zhdukurat në një deklaratë për Klan Kosova ka thënë se nuk kanë ndonjë të dyshuar për zhdukjen e vajzës së tyre.

Ai bëri të ditur se vajza e tij së bashku me vajzën e dajës ka një javë që janë zhdukur.

Sipas tij, ata si prindër nuk kanë vërejtur diçka të dyshimtë tek vajzat ose se kanë probleme me dikë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori