LAJMI I FUNDIT:

Del video e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Del video e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan

“Euronews Albania” siguron videon e vrasjes se Pjerin Xhuvanit më 21 prill të vitit të kaluar, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Në pamjet shfaqen momentet e përplasjes mes dy grupeve.

Në një moment shfaqet edhe Arbër Paplekaj dhe menjëherë ka të shtëna me armë zjarri; personat largohen nga vendi i ngjarjes. Të pranishëm në vendngjarje janë edhe forcat “Shqiponja”.


Ngjarja:

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, mbeti i vrarë pas një përplasje me armë ku u përfshinë disa persona.

Në ngjarje mbetën të plagosur katër të tjerë, Eltjon Bodinaku 32 vjeç; Emiljan Prenga 39 vjeç; Pavlo Vuksani 50 vjeç dhe punonjësja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçe.

Rreth një orë pas përplasjes me armë, në polici u dorëzua Arbër Paplekaj, ish-oficer i Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA).

Seanca ndaj Arbër Paplekaj është shtyrë disa herë në Gjykatën e Elbasanit.