LAJMI I FUNDIT:

Ursula von der Leyen: Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë Evropën në zemër

Ursula von der Leyen: Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë Evropën në zemër

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nga Athina deklaroi se zemrat e njerëzve në Ukrainë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri janë me Evropën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesa më e madhe e përparimit të Ukrainës në reformat e BE-së është arritur sepse njerëzit e kanë Evropën në zemrat dhe mendjet e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për miqtë tanë në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Kjo vlen edhe për Moldavinë dhe Gjeorgjinë, të cilat gjithashtu kanë kërkuar të anëtarësohen në BE. Era e ndryshimeve po fryn në kontinentin tonë, tha ndër të tjera kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj në “Forumin e demokracisë në Athinë”, njoftoi korrespondenti i AIM-së nga Athina.

Ajo foli në detaje për demokracinë dhe vlerat demokratike, duke theksuar se sulmi rus ndaj Ukrainës është një “luftë e autokracisë kundër demokracisë”, por gjithashtu shprehu bindje të thellë se “demokracia do të mbizotërojë”.


Ajo tha se të gjitha demokracitë janë “një punë në progres, duke përfshirë edhe brendësinë e BE-së, e ndërtuar mbi premtimin e unitetit në diversitet” dhe shtoi se ky premtim ende nuk është realizuar plotësisht.

Ajo foli për katër prioritete që kërkojnë fokus: kërcënimet e reja, krizat e shumta, përpjekjet për kufij të rinj dhe brezat e ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Lajme
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

Politikë
Kalo në kategori