Hedhja poshtë e kërkesës së ish-presidentit Hashim Thaçi për lirim me kusht nga paraburgimi nga Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë po kritikohet nga njohësit e çështjeve juridike.
Mbrojtja e Thaçit ka kritikuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar për përdorimin e termit “Organizatë e Përbashkët Kriminale”, duke cilësuar si të pasaktë.
Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përfilli kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të vazhdojnë të mbahen në paraburgim.
Por, ajo çfarë ka rënë në sy është justifikimi i kërkesës nga ana Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ku e thekson rrezikun e ndikimit në dëshmitarë ndërsa ish krerët e UÇK-së i cilëson si “bandë kriminale”.
Një gjë të tillë po e cilëson si të papranueshme avokati i Hashim Thacit, Gregory Kehoe, i cili ka thënë se një term i tillë nuk guxon të përdoret.
“Në mënyrë alarmante, në justifikimin e arsyeshmërisë së 22 muajve të paraburgimit të pandërprerë, ZPS-ja i referohet ‘rasteve që përfshijnë veprimtari kriminale të organizuar’ duke cituar tri raste të Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut që kanë të bëjnë me persona të dyshuar si pjesëmarrës në bandat dhe grupet e organizuara kriminale. Çdo sugjerim që ky rast përfshin krimin e organizuar, ose tërhiqet paralele me rastin që përfshijnë bandat kriminale, është ai pasaktë dhe duhet të shpërfillet”, ka thënë avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe.
Deklarata e avokatit të Hashim Thaçit, Gregory Keho
Reagime pati edhe nga avokatët kosovar të akredituar nga Gjykata Speciale.
Avokati Taulant Hodaj thotë se prokuroria po vije në konstatime ende pa nisur gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së.
Taulant Hodaj, avokat
“Përdorimi i një termi të tillë nuk është një risi nga ana e Prokurorisë, sepse ata e kanë ngritur aktakuzën duke u bazuar në këtë forme të kryerjes së veprës penale. Ndërmarrje e përbashkët kriminale është një formë që ata pretendojnë se është kryer vepra penale për të cilën janë akuzuar. Mirëpo, prokuroria duhet të theksojë se dyshohej për këtë vepër penale e jo të konstatojë për kryerjen e veprës”, ka theksuar Hodaj.
Ndërkohë, më i ashpër është avokati Naim Rudari.
Ai thotë se lirimi i tyre me kusht nuk paraqet ndonjë rrezik potencial për pengim të këtij procesi dhe se me përdorimin e termit “Organizatë e Përbashkët Kriminale” tentohet të njolloset lufta e UÇK-së.
Naim Rudari, avokat
“Ndërkohë, deri më tani të gjitha kërkesat e ish liderëve të UÇK-së për mbrojtje në liri deri me tani janë refuzuar, ndërsa ka 22 muaj që po mbahen në paraburgim, nën akuzën për krime lufte”, është shprehur Rudari. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje