LAJMI I FUNDIT:

Lidhja me Juventusin, Conte: Është mungesë respekti për Allegrin dhe për mua

Lidhja me Juventusin, Conte: Është mungesë respekti për Allegrin dhe për mua
(Foto: Getty/Daily Express)

Antonio Contes nuk i kanë pëlqyer komentet që e kanë lidhur me një rikthim te Juventusi duke e bërë të qartë se është i kënaqur te Tottenham Hotspur.

Massimiliano Allegri është nën presion te Zonja e Vjetër pas fillimit jo të mirë të sezonit, si në Serie A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Tashmë kanë filluar të përmenden emrat e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë, në mesin e tyre ka qenë edhe Conte.


“Kjo është e pabesueshme. Në këtë periudhë, mendoj se është mungesë respekti për trajnerin që punon te Juventusi dhe për mua që punoj te Tottenhami. Sapo e kemi filluar sezonin. Shumë herë kam folur për këtë temë dhe gjithmonë kam thënë se jam i lumtur dhe po e shijoj kohën time te Tottenhami”.

“E kemi gjithë sezonin për ta gjetur zgjidhjen më të mirë për klubin, ndërsa sa më përket mua po kënaqem te Tottenhami. Kam raporte të shkëlqyera me pronarin dhe Paraticin”, ka deklaruar strategu italian.

Conte e drejtoi Juventusin gjatë viteve 2011-2014 duke fituar tri Scudetto dhe një Superkupë të Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Formacionet zyrtare, Man Utd vs Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

Formacionet zyrtare, Man Utd vs Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

Premier League
Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Premier League
Kalo në kategori