LAJMI I FUNDIT:

J.Lo në rolin e vrasëses në filmin “The Mother”

J.Lo në rolin e vrasëses në filmin “The Mother”
(Foto: Screenshot/Netflix)

Nëse është pritur se pas martesës me Ben Affleck, Jennifer Lopez më në fund do të bënte një pushim nga karriera e saj, kjo nuk qëndron.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur jo vetëm që nuk bëri pushim, por po punon më shumë se kurrë.


Këtë vit është shfaqur në komedinë romantike “Marry Me”, por ndërkohë ajo xhiroi një film tjetër, këtë herë të një zhanri krejt tjetër.

J.Lo, në fakt, luan një vrasëse me pagesë në filmin e ri aksion të Netflix, të quajtur “The Mother” – njofton KosovaPress.

Në film, ajo është në arrati nga njerëz të rrezikshëm për të cilët u indinjua gjatë kryerjes së punës së saj, por kur mëson se vajza e saj, të cilën e kishte braktisur prej kohësh, është në rrezik, ajo detyrohet t’i kthehet zanatit të vjetër për ta mbrojtur.

“The Mother” është bërë me regji nga Niki Caro bazuar në një histori të Misha Green. Aktorët tjerë janë Joseph Fiennes, Gael Garcia Bernal, Lucy Paez dhe Omari Hardwick.

Filmi do të fillojë shfaqjen në Netflix në maj 2023, ndërkohë që është publikuar paraqitja e parë e shkurtër.

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori