Eksperti i financave, Emanuel Bajra gjatë intervistë dhënë në emisionin “Përballje” ka folur për krizën energjetike si dhe inflacionin ekonomik me të cilën është duke u përballur Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE).
Bajra tha se Kosova po përballet me infrastrukturë të vjetër energjetike ndër vite dhe se kriza energjetike në Kosovë nuk ka dhënë efekt direkt tek tregjet e përgjithshme.
“Në Kosovë kriza energjetike ka krejt karakter tjetër, prej krizës energjetike në kontinent. E dyta nuk ka krizë energjetike globale. Kriza energjetike, në Kosovë dhe Eurozonë nuk ka dhënë efekt direkt në tregjet e përgjithshme. Në Kosovë po përballemi me infrastrukturë të vjetër ndër vite”, tha ai.
Bajra tregoi se Kosova është vendi i tretë në botë me pasuri thëngjillore dhe është duke eksportuar.
Ai gjithashtu tha se Kosova duhet ta shpërndaj monopolin e energjisë elektrike duke dhënë alternativa të tjera.
“Ne jemi gati vendi i tretë në botë me pasuri thëngjillore, po eksportojmë. Për shkak që i kemi linjat e dobëta të infrastrukturës shpërndarës të energjisë kemi pas monopol energjetik për shkak se në Britani të Madhe ne i kemi përmbi 100 kompani që furnizojnë energji elektrike, pasi tregu është ç’monopolizuar dhe ka konkurrencë. Këtu nuk kemi konkurrencë. Gabimi më i madh që kanë bërë qeveritë pas lufte. Është dashur të koncentrohemi që ta shpërndajmë monopolinë, pasi sot kemi vetëm KEDS dhe KEK dhe nuk ka alternativa tjera. Problemi i dytë është infrastruktura dhe i treti është rritja e kërkesës”, tha ai.
Bajra gjatë intervistës theksoi se reduktimet e energjisë elektrike në Evropë mund të jenë shumë më të këqija se sa në Kosovë.
“Po flas në bazë të observimeve profesionale, strategjia e qeverisë është që me diversifiku, po flasim për plan afat mesëm dhe afat gjatë. Për Kosovë besoj që kemi arrit në njëfarë stabiliteti në Evropë. Shumë paradoksale kjo punë. Në kuptimin që reduktimet në Evropë mund të jenë shumë më të këqija se sa në Kosovë”, u shpreh Bajra.
E sa i përket reduktimeve të energjisë elektrike në vend, ai tha: Ka një strategji prapa kësaj, atë që e reduktojmë e kursejmë dhe gjatë vitit do ta përdorim si akses gjatë dimrit. Akoma nuk kemi ardhur në dhjetor. Me parashiku është vështirë, pasi parashikimet tona ishin dhe më shumë për shtrenjtim. Nafta ra për shkak se Evropa e hapi tregun pasi mori dhe nga Lindja e mesme…veç Amerika e pa një oportunitet që të shes sa më shumë, e me çmime më të shtrenjta. Sepse Evropa i kishte vetëm dy linja tregtues të importit, Rusinë dhe Norvegjinë. Prej qershor, korrik, gusht negociatat me Norvegjinë dështuan sepse ata donin të shisnin 500 megawat, përderisa Amerika ofronte 370…”.
Sipas tij, Evropa pasi nuk është entitet i unifikuar, ka ndjekur strategjinë e absorbimit të sa më shumë të magazinimit të ruajtjes së gazit.
“Në Gjermani ka rezerva dhe për dy vitet e ardhshme që mos të ketë krizë, por për shkak se don ta ndërtojnë një narracion në masë ‘se shiko duhet ta reduktojmë përdorimin se nuk e dimë se sa do zgjasë lufta me Putinin’, dhe në Kosovë është ndjek e njëjta strategji prej qeverisë tonë, në mënyrë që të krijohet një narracion që besoj që është i vyeshëm dhe i domosdoshëm, për shkak se nuk duhet të keqpërdoret dhe rryma”, theksoi tutje Bajra.
Ndërsa për inflacionin që po mbizotëron në vend, Bajra tregoi se bazuar në praktikë “inflacioni në Kosovë është i importuar”.
“Praktika na mëson që inflacioni në Kosovë është i importuar. Pasi importet i kemi katastrofale. Qeveria i ka disa kufizime, mund të marr masa, mund të zvogëloj TVSH-në. Do të ndikojë në të ardhura, por në të njëjtën kohë kemi nevojë për të ardhura. Në anën tjetër qeveria më shumë po punon në kërkesë se sa në ofertë”, vazhdoi ai, duke shtuar se “Nuk mundet qeveria me çfarëdo lloj mase që do të ndërmerr ta reduktoj dhimbjen inflacionare”.
Qeveria Kurti, siç vlerësoi ai është duke ndjekur kursin social-demokrat.
“Në Kosovë, qeveria Kurti po ndjek kursin social-demokrat. Natyrisht që politikisht nuk e kisha ndjek atë kurs, pasi e ke një masë të klasës së mesme që janë të uritur për kapital”.
Bajra gjithashtu vlerësoi se duhet të përshpejtohet Ligji i Pagave.
“Kemi problemin e rritjes së pagave, duhet të përshpejtohet Ligji i Pagave pasi e fillon një praktikë të re, si te biznesi, si të punëdhënësi, që duhet me pas një distribuim më të barabartë në ekonominë e tregut. Pra kjo i kalon tregut. Qeveria këtë faktikisht ia ka lënë biznesmenëve që ta rregullojnë vet. Deri sa të vij një ditë, që kjo qeveri do të fokusohet. Por duhet të ndihmohet kategoria e më të varfërve sepse kjo është prioritet…”, tha ndër të tjera Bajra.
Ndryshe ai ka folur edhe për ndikimet e luftës së Rusisë në Ukrainë që mund të ketë në Ballkan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A