LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kosova ka sfidë kryesore promovimin për parandalimin e sëmundjeve kronike

Kurti: Kosova ka sfidë kryesore promovimin për parandalimin e sëmundjeve kronike

Sot ka nisur punimet konferenca e tretë rajonale për promovimin shëndetësor me temën “Mjediset e shëndetshme”, e cila është e organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Asociacioni Kosovar i Promotorëve dhe Edukatorëve Shëndetësorë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se Kosova falë promovimit dhe edukimit ka arritur të mbajë koston njerëzore në minimum pas ballafaqimit me COVID-19.


Sipas tij, tani sfidë kryesore është gjetja e një mënyre për edukimin dhe promovimin për parandalimin e sëmundjeve kronike.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se kjo konferencë është me rëndësi të madhe tani kur si qëllim është edhe transformimi i shëndetësisë në shëndetësi moderne e spitale moderne dhe secili duhet te punojë në mënyrë të disiplinuar për të zvogëluar numrin e atyre që kanë nevojë për shërbime mjekësore.

Ndërsa, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, Naser Ramadani tha se promovimi dhe edukimi shëndetësor zbatohen nga të gjitha njësitet shëndetësore.

Ai tha se promovimi shëndetësor ka ndihmuar shëndetësinë kosovare dhe falë këtij promovimi është arritur të zvogëlohet vdekshmëria e foshnjave. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori