LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman: Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira – Asociacioni të krijohet në harmoni me Kushtetutën

Ambasadori gjerman: Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira – Asociacioni të krijohet në harmoni me Kushtetutën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira politike, sepse nuk ka më kohë për shtyrjen e problemeve të pazgjidhura.

Qeveria gjermane, thekson ambasadori Rohde, e ka vendosur në prioritet dialogun Kosovë – Serbi, ndërsa po punon që Kosova të marrë së shpejti liberalizimin e vizave.

Në një intervistë për Radio Kosovën, ambasadori gjerman ka theksuar se vizita e dy këshilltarëve, atij të Gjermanisë dhe Francës për çështjen e dialogut, kishte për qëllim që t’ua bëjë të qartë të gjitha palëve se duhet të merren vendime të vështira politike.


“Shpresojmë se fundi i dialogut do të sjellë me vete edhe fundin e të gjitha problemeve ekzistuese aktuale. Gjatë vizitës së kancelarit gjerman Scholz në Kosovë, ai theksoi ato që Qeveria gjermane i ka nënvizuar gjithnjë; se të dy vendet synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa është e paimagjinueshme që Bashkimi Evropian të pranojë dy vende që nuk e njohin njëri-tjetrin. Pra, është plotësisht e qartë se njohja reciproke, duhet të jetë rezultati përfundimtar i procesit të dialogut dhe kjo është e qartë për ne. Tani si do të vijë deri te ky përfundim? Unë mund të them se ka shumë rrugë që na shpien në krye”, tha Rohde.

Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ambasadori gjerman thekson se me marrëveshjen e Brukselit, Kosova ka marrë  për obligim edhe themelimin e Asociacionit të komunave serbe dhe se pret që kjo marrëveshje të zbarohet në praktikë.

“Ne presim që edhe kjo marrëveshje të zbatohet në praktikë, natyrisht në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe natyrisht që Asociacionit të mos fokusohet si një ‘republikë serbe’”, ka deklaruar ambasadori Rohde.

Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave, Rohde ka deklaruar se beson që liberalizimi do të ndodhë shpejt.

“Nëse vendimi merret këtë vit, kërkohet pak kohë për të filluar zbatimi i vendimit, pra dy-tre muaj. Unë besoj se nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet, në pranverën e vitit të ardhshëm nuk do të flasim më për këtë temë”, u shpreh ambasadori gjerman. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori