LAJMI I FUNDIT:

Aksioni anti-drogë në Deçan e Gjakovë, narkotikët e sekuestruar dhe asgjësuar kapin vlerën e 600 mijë eurove

Aksioni anti-drogë në Deçan e Gjakovë, narkotikët e sekuestruar dhe asgjësuar kapin vlerën e 600 mijë eurove
Foto: Kallxo.com

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm anti-drogë që ndodhi sot në rajonin e Dukagjinit përkatësisht në komunat Deçan dhe Gjakovë.

Sipas njoftimit për media nga Prokuroria thuhet se janë bastisur dhjetë lokacione në Deçan dhe Gjakovë, ku janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit shtatë persona të dyshuar për veprat penale, “Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres se kokainës apo kanabisit” dhe “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Gjatë bastisjeve në komunën Gjakovë janë sekuestruara rreth 500 gram narkotikë të dyshuar të llojit kokainë, ndërsa gjatë bastisjes në komunën e Deçanit në disa lokacione janë sekuestruara dhe asgjësuar rreth 180 bimë të mbjella të narkotikëve të llojit marihuanë, në sasi totale mbi 100 kilogramë. Gjithashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe armë, telefona, para kesh dhe prova tjera materiale të cilat do shërbejnë për ndriçimin e kësaj çështje penale”, thuhet në njoftim.


Prokuroria e Pejës ka njoftuar se vlera totale e drogës se sekuestruara dhe asgjësuar është më së paku 600 mijë euro.

“Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor kundër shtatë të pandehurve do paraqes kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori