Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka numëruar disa sektorë nëpër të cilët, sipas tij, po ka vështirësi në Kosovë.
Hoti me anë të një shkrimi në Facebook ka përmendur pesë krizat që Qeveria aktuale është duke kaluar.
“Krizë në arsim, krizë në shëndetësi, krizë në politikën e jashtme, krizë në ekonomi e dialogu në udhë pa krye. Një muaj nxënësit rrinë në shtëpi. Në vend që të dialogohet 24 orë deri te gjendet zgjidhja, qeveria bënë luftë me sindikata. Shtyhet ligji i pagave pa nevojë, por as nuk plotësohet kërkesa e sindikatave për 100 euro shtesë në muaj, edhe pse e realizueshme në aspektin buxhetor”, ka shkruar Hoti.
Edhe për ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se është non-ekzistent.
“Ai është ministër me korrespondencë. Si rezultat, Kryeministri merr përsipër detyrat e ministrit duke kryesuar vetë një komision qeveritar për shëndetësi”, ka shkruar deputeti i LDK-së.
Postimi i plotë
Krizë mbi krizë deri tek rënia e qeverisë
1. Krizë në arsim
Një muaj nxënësit rrinë në shtëpi. Në vend që të dialogohet 24 orë deri të gjendet zgjidhja, qeveria bënë luftë me sindikata. Shtyhet ligji i pagave pa nevojë, por as nuk plotësohet kërkesa e sindikatave për 100 euro shtesë në muaj, edhe pse e realizueshme në aspektin buxhetor.
2. Krizë në shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë është non-ekzistent, ai është ministër me korrespondencë. Si rezultat, Kryeministri merr përsipër detyrat e ministrit duke kryesuar vetë një komision qeveritar për shëndetësi.
3. Krizë në politikën e jashtme
Asnjë njohje apo anëtarësim për një vit e gjysmë. Shumë ambasada, e në veçanti ato në vendet kryesore mike janë me mungesë të stafit esencial. Grevë e stafit të MPJ-së për shkak të trajtimit joadekuat. Gafa të vazhdueshme të ministres dhe mungesë elementare e njohurive në diplomaci.
4. Krizë në ekonomi
Qeveria nuk e ka idenë se si të përballohet inflacioni i lartë dhe kriza energjetike. Nuk ka konsultime me komunitetin e biznesit. Investimet e jashtme më të ulëta se në vitin 2019. Shpenzimet kapitale të qeverisë në nivelin më të ulët që ka qenë ndonjëherë me vetëm 9%. Papunësia mbetet aty ku ka qenë më 2019. Bilanci bankar i Qeverisë arrin në 600 milionë euro, me kosto të mëdha oportune për qytetarët dhe bizneset.
5. Dialogu në udhë pa krye
Përveç një togfjalëshi absurd se “njohja duhet të jetë në qendër”, (pse jo në lindje apo perëndim, në të djathë apo në të majtë, në fillim apo në fund?), që përsëritet pa pushim, tjetër parim të dialogut nuk ka. Askush nuk di se çfarë po bisedohet. I kanë sharë marrëveshjet e mëparshme, e tash ato dolën që janë të duhura për të vendosur sovranitetin shtetërorë në tërë territorin. Deklarimet e forta se: nuk ka dialog me Serbinë por me serbët lokal, se nuk ka dialog pa kërkim falje, nuk ka dialog pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve e të tjera, u harruan plotësisht. Vendin e tyre e zunë darkat e përbashkëta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Postat e Maqedonisë në krizë, kërkohet rritje stafi dhe rritje e pagave
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria – The Guardian sjell detajet
Osmani dhe Ruge flasin për rrugën e Kosovës përpara drejt të ardhmës euroatlantike
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj