Kremlini ka pranuar se janë bërë gabime në përpjekjen e tij për të mobilizuar rezervistët e ushtrisë ruse për të luftuar në Ukrainë, në mes të kundërshtimit në rritje të publikut.
“Ka raste kur shkelet dekreti”, tha zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, duke shtuar se “të gjitha gabimet do të korrigjohen”.
Raporte të shumta thonë se njerëz pa përvojë ushtarake – ose që janë shumë të moshuar ose me aftësi të kufizuara – po thirren për luftë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Dhe dekreti i mobilizimit i javës së kaluar ka shkaktuar tashmë protesta të gjera.
Presidenti Vladimir Putin njoftoi atë që ai e përshkroi si mobilizim të pjesshëm më 21 shtator, me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu që më vonë tha se 300,000 rezervistë do të thirreshin.
Megjithatë, raportet në mediat opozitare ruse sugjeruan se deri në një milion njerëz mund të thirreshin, duke vënë në dukje se një paragraf që besohet të jetë në lidhje me numrin e saktë të rezervistëve të kërkuar ishte hequr (klasifikuar) në versionin e publikuar të dekretit të zotit Putin mbi faqen zyrtare të Kremlinit.
Ndërkohë një numër ekspertësh ushtarakë në Perëndim dhe Ukrainë thonë se vendimi i Putinit për të thirrur rezervistët tregon se trupat ruse po dështojnë keq në fushën e betejës në Ukrainë – më shumë se shtatë muaj pasi Moska filloi pushtimin e saj.
Ndryshe, që nga shpallja e mobilizimit, më shumë se 2,000 njerëz janë arrestuar në protestat në të gjithë Rusinë.
Në një konferencë të hënën, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, pranoi se po bëheshin gabime.
Ai tha se në disa rajone “guvernatorët po punojnë aktivisht për të korrigjuar situatën”.
Peskov tha gjithashtu se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë vendimi për të mbyllur kufijtë e Rusisë dhe për të vendosur ligjin ushtarak në vend.
Raportet e medias sugjeruan më herët se kjo mund të bëhej për të ndaluar rekrutët e mundshëm që të arratiseshin jashtë vendit.
Që nga shpallja e mobilizimit, shumë të rinj rusë kanë kërkuar të largohen nga vendi. Imazhet satelitore tregojnë radhë të gjata makinash ruse në kufirin me Gjeorgjinë.
Në shenjën e fundit të protestës publike në rritje, një burrë plagosi në mënyrë kritike një oficer të rekrutimit të ushtrisë në qytetin siberian Ust-llimsk të hënën.
Pamjet janë shfaqur në rrjetet sociale që me sa duket tregojnë sulmuesin duke iu afruar oficerit dhe më pas duke e qëlluar atë. Njerëzit në ndërtesë më pas shihen duke bërtitur dhe duke vrapuar në panik pasi personi i armatosur u bërtiti atyre që të iknin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City