LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj tha se ka dyshime për trajtimin e Kurtit në burgjet e Serbisë – përplasen LVV e AAK

Haradinaj tha se ka dyshime për trajtimin e Kurtit në burgjet e Serbisë – përplasen LVV e AAK
Foto: Arkiv

Hysamedin Feraj, këshilltari politik i kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se ka dyshime për trajtimin e Albin Kurtit në burgjet e Serbisë gjatë viteve të luftës.

“Nuk ka qenë trajtimi i njëjtë nëpër burgjet e Serbisë. Disa e kanë pësuar keq, disa madje nuk janë gjallë fare, Kurtit i prini fati që edhe nga atje të japë intervistë. Tash ne nuk duhet të gëzohemi që Kurti nuk është keqtrajtuar, por nganjëherë po na jep dilema realisht. Kur po e shohim se si po i trajton mësimdhënësit po na vendos në konfuzion dhe nuk po e dimë me kënd është kryeministri ynë”, ka deklaruar Haradinaj.

Lidhur me këtë deklaratë, Hysamedin Feraj në një postim në Facebook, ka shkruar se “Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!”.


E ndaj Ferajt, ka reaguar zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.  Blaka ka deklaruar se “Feraj s’ka qenë i rrezikuar as të burgoset e as të vritet. Në kohën kur shqiptarët burgoseshin, luftonin e vriteshin ai ishte nëpër skuta”.

“Nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaq shumë UÇK-në, krenarinë e kombit tonë”, ka shkruar Blaka.

Ndaj Ferajt ka reaguar edhe kryetari i Deçanit, Bshkim Ramosaj i cili nuk ka kursyer fjalët më të rënda ndaj tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori