LAJMI I FUNDIT:

Maldini thotë se Leao nuk është i pashitshëm

Maldini thotë se Leao nuk është i pashitshëm

Paolo Maldini këmbëngul se Rafael Leao dëshiron të qëndrojë në Milano, por nuk është ‘i pashitshëm’ duke sugjeruar që klubi nuk do të paguajë një pjesë të tarifës së tij për Sportingun.

Anësori portugez e sheh kontratën e tij të skadojë në qershor të vitit 2024. Kuqezinjtë kanë qenë në bisedime me agjentin e tij Jorge Mendes për një marrëveshje të re, por nuk duket se nuk është afër arritjes së një marrëveshjeje për momentin.


23-vjeçari i detyrohet mbi 16 milionë euro ish-klubit të tij Sportingut, pasi e ndërpreu kontratën e tij në mënyrë të njëanshme në vitin 2018. Ai iu bashkua Lilles si agjent i lirë në atë kohë, përpara se të përfundonte një transferim prej 30 milionë euro te Milani në vitin 2019.

“Leao ka një situatë të ndryshme që vjen nga transferimi i tij te Lille”, deklaroi Maldini për La Gazzetta Dello Sport.

“Kjo ka ndikim, bashkëbiseduesit kanë ndryshuar shpesh, por Rafa na është mirënjohës dhe unë e marr parasysh atë që thotë”.

“Rafa e kupton se rruga për vitet e ardhshme duhet të jetë në Milan. Ai e kupton dhe e thotë. Do të ketë një negociatë dhe ne e dimë se lojtarët e fortë duhet të paguhen për vlerën e tyre. Nëse skuadra përmirësohet më tej, ai do të ketë gjithçka për të bërë edhe më shumë. Atëherë, sigurisht, askush nuk është i pashitshëm, në asnjë ekip në botë”, shtoi Maldini.

Raportimet e fundit në Itali sugjerojnë se Milani është gati t’i ofrojë Leaos një marrëveshje të re prej 6.5 milionë eurosh, por sulmuesi gjithashtu dëshiron që gjigantët e Serisë A të paguajnë një pjesë të gjobës së tij, diçka që Milani nuk duket i gatshëm ta bëjë.

Kur u pyet nëse është optimist për arritjen e një marrëveshjeje me Leaon, Maldini u përgjigj: “Po, me të, por ne nuk kemi të bëjmë me Sportingun”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori