LAJMI I FUNDIT:

Holandë 1-0 Belgjikë, notat e lojtarëve: Van Dijk dhe Pasveer më të mirët në fushë

Holandë 1-0 Belgjikë, notat e lojtarëve: Van Dijk dhe Pasveer më të mirët në fushë

Holanda ka arritur fitore minimale ndaj Belgjikës 1-0 për të kaluar si lider nga Grupi 4 i Ligës A.

‘Tulipanët’ kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme për të dalë të parët nga Grupi dhe për të luajtur në ‘Play-Off’.


Ishte qendërmbrojtësi holandez Virgil Van Dijk që shënoi golin e vetëm në këtë takim për ‘Tulipanët’.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk ishte lojtari me notën më të lartë në ndeshje, së bashku me portierin Remko Pasveer.

Me lojë të mirë u vlerësuan edhe Daley Blind si dhe mbrojtësit Denzel Dumfries e Jurrien Timber.

Te mysafirët më i vlerësuari ishte Toby Alderweireld, derisa nota më e ulët shkoi për dyshen Thomas Meunier e Timothy Castagne. /Telegrafi/