Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha sot se kryeministri Albin Kurti i ka mbyllur shkollat për nxënës, por i hapi për zgjedhje të Vetëvendosjes.
Krasniqi tha se për Kurtin, karriget e pushtetit janë më të rëndësishme se karriget e nxënësve që sipas tij, po vazhdojnë të mbesin të mbyllur nëpër shtëpi, për shkak të arrogancës së Kurtit.
“E kam thënë edhe në Kuvend që Kryeministri lufton me armiq imagjinarë e jo me probleme të qytetarëve. Në krizën më të madhe të arsimit që nga vitet e 90-ta, Kryeministri ushqen fantazitë e tij, larg brengave dhe problemeve që po rriten çdo ditë në Kosovë. Tamam si një Don Kishot që lufton me mullinj të erës”, u shpreh Krasniqi.
Kreu i PDK-së i është përgjigjur edhe etiketimeve të sotme të kryeministrit Albin Kurti për sindikalistët.
“Tash, e paska quajtur SBASHK-un sindikatë të PAN-it. Cilit PAN?! Nuk ka PAN. Ka grevë! SBASHK-u nuk po tregohet partner fleksibil, por gatishmëria që fëmijët të vuajnë, vetëm e vetëm që Albin Kurti të quhet i “pathyeshëm” nga militantët e tij, është mentalitet diktatorial”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se qytetarët nuk kanë votuar që të kenë një Kryeministër i cili e lë popullin pa arsim e fëmijët pa shkollim.
“Jam i bindur se qytetarët nuk kanë votuar që sot të përballen me këtë mentalitet dhe tendencë të Kryeministrit për t’i nënshtruar të gjithë. Sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për zgjidhje konkrete të problemeve, jo për fjalë të thata e inate. Ka nevojë për lidership që e ruan dinjitetin e secilit qytetar e jo për lider që krijon ndasi edhe më të mëdha në shoqëri. Lëviz nga vendi, Kryeministër! Ofro zgjidhje! Ktheji fëmijët në shkolla!”, tha Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj