LAJMI I FUNDIT:

Mancini thotë se Anglia mund ta fitojë Kupën e Botës

Mancini thotë se Anglia mund ta fitojë Kupën e Botës
(Foto: Instagram/mrmancini10)

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini lavdëroi ekipin e tij për karakterin që treguan në fitoren 1-0 ndaj Anglisë në Ligën e Kombeve të premten, por këmbënguli se djemtë e Gareth Southgate janë ende një nga favoritët për Kupën e Botës.

Në një lojë me pak raste në San Siro, Italia dukej më ambicioze dhe e zhbllokoi ndeshjes me golin e minutës së 68-të të Giacomo Raspadorit.


Fitorja gjithashtu i jep Italisë një shans për të kryesuar grupin dhe për të kaluar në play-off, por atyre do t’i duhet të mposhtin Hungarinë në Budapest pasi kryesuesit surprizë fituan 1-0 në Gjermani.

Italia nënshtron Anglinë, Hungaria befason Gjermaninë
Lexo po ashtu Italia nënshtron Anglinë, Hungaria befason Gjermaninë

“Është shumë e rëndësishme, pasi na jep një ndjenjë qetësie të jemi në krye për shortin, ne gjithashtu kemi mundësinë të kryesojmë grupin dhe (ne) mundëm Anglinë, një nga ekipet më të mira në botë”, deklaroi Mancini para gazetarëve pas fitores.

Humbja për Anglinë i bëri ata të bien nga Grupi i tyre i Ligës së Kombeve dhe të zgjeruan ecurinë pa fitore të Gareth Southgate në pesë ndeshje.

Megjithatë, pavarësisht formës së tyre të dobët, ish-trajneri i Manchester City shtoi se ai beson se Anglia është ende një nga favoritët për Kupën e Botës në Katar.

Tifozët e Anglisë e duan shkarkimin e Southgate para Katarit - madje kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij
Lexo po ashtu Tifozët e Anglisë e duan shkarkimin e Southgate para Katarit - madje kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij

“Ju (Anglia) jeni në Kupën e Botës dhe kjo është më e rëndësishmja.  Mendimi im është se Anglia është një nga skuadrat më të mira në botë edhe nëse humbet ndeshjen. Ata mund të kenë një shans të mirë në Kupën e Botës”, shtoi ai.

Mancini zgjodhi të fuste një formacion 3-5-2 kundër Anglisë, në krahasim me 4-3-3 që Italia ka përdorur vitet e fundit, por 57-vjeçari nënvlerësoi rëndësinë e ndryshimit taktik.

Humbja nga Italia e dërgoi Anglinë në Ligën B të Kombeve
Lexo po ashtu Humbja nga Italia e dërgoi Anglinë në Ligën B të Kombeve

“Sistemi është një gjë, por ajo që ka rëndësi është karakteri i një skuadre, dëshira për të sulmuar dhe për të marrë kontrollin”, potencoi selektori i Azzurëve. “Ne kemi ende mungesë eksperience në skuadër dhe disa djem shumë të rinj, por luajtëm mirë sot”.

Italia, e cila ka tetë pikë nga pesë ndeshje, përballet me Hungarinë më 26 shtator. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori