Disa tifozë të Anglisë duan që Gareth Southgate të shkarkohet para Kupës së Botës dhe kanë gjetur zëvendësuesin ideal.

Reklama

Strategu anglez u kritikua pas humbjes 1-0 të skuadrës së tij ndaj Italisë në Ligën e Kombeve të premten.

Ai shkaktoi pakënaqësi te tifozët me formacionin e tij fillestar, pasi nuk startoi me yllin e Milanit, Fikayo Tomori.

Italia nënshtron Anglinë, Hungaria befason Gjermaninë Italia nënshtron Anglinë, Hungaria befason Gjermaninë

Dhe disa tifozë të Anglisë duket se janë mjaftuar me 52-vjeçarin dhe duan që ai të largohet para Kupës së Botës që fillon më 20 nëntor.

Për më tepër, ata duan që Mauricio Pochettino të jetë zëvendësuesi i Southgate.

Argjentinasi është i pa punë pas shkarkimit nga Paris Saint-Germain.

Kombëtarja e Anglisë po mbanë trajnime se si mos të fyejnë myslimanët kur të shkojnë në Katar për Kupën e Botës Kombëtarja e Anglisë po mbanë trajnime se si mos të fyejnë myslimanët kur të shkojnë në Katar për Kupën e Botës
Reklama

Sigurisht, ai e njeh lojën angleze, pasi ka qenë në krye të skuadrës së Southamptonit dhe Tottenhamit gjatë karrierës së tij si trajner.

Reklama

Dhe tifozët në internet duan që Pochettino të udhëheqë Tre Luanët në Katar.

Argjentinasi ka drejtuar vetëm ekipe klubesh në karrierën e tij menaxheriale, por kjo nuk i ka larguar tifozët që ai potencialisht të marrë drejtimin e Anglisë. /Telegrafi/