LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Iranit tërhiqet nga intervista me CNN, pasi gazetarja refuzoi kërkesën për “shall në kokë”

Presidenti i Iranit tërhiqet nga intervista me CNN, pasi gazetarja refuzoi kërkesën për “shall në kokë”

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, është tërhequr nga një intervistë e planifikuar prej kohësh me gazetaren e CNN, Christiane Amanpour në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të mërkurën.

Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, erdhi pasi gazetarja refuzoi kërkesën e minutës së fundit “për të mbajtur një shall në kokë”.

Rreth 40 minuta pasi intervista ishte planifikuar të fillonte dhe me Raisin e vonuar, një ndihmës i tha Amanpour se presidenti i kishte sugjeruar që të mbante “një shall në kokë”.


Dhe Amanpour ka treguar se ajo “refuzoi me mirësjellje”.

Amanpour, e cila është rritur në kryeqytetin iranian Teheran dhe flet rrjedhshëm farsi, tha se ajo mban një “shall” në kokë ndërsa raportonte në Iran për të respektuar ligjet dhe zakonet lokale, “përndryshe nuk do të mund të vepronit si gazetare”.

Por ajo tha se nuk do të mbulonte kokën për të kryer një intervistë me një zyrtar iranian jashtë një vendi ku nuk kërkohet.

“Këtu në Nju Jork, apo kudo tjetër jashtë Iranit, nuk më është kërkuar kurrë nga asnjë president iranian – dhe unë kam intervistuar secilin prej tyre që nga viti 1995 – qoftë brenda apo jashtë Iranit, asnjëherë nuk më është kërkuar të mbaj shall në kokë”, ka deklaruar ajo në programin “New Day” të CNN të enjten.

Ligji iranian kërkon që të gjitha gratë të veshin mbulesë të kokës dhe veshje të lirshme në publik. Rregulli është zbatuar në Iran që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 dhe është i detyrueshëm për çdo grua në vend – duke përfshirë turistët, figurat politike që vizitojnë dhe gazetarët.

Ndryshe, protestat antiqeveritare shpërthyen në të gjithë Iranin javën e kaluar për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini ndërsa ishte në paraburgim, pasi u arrestua nga policia morale e Iranit me akuzën për shkelje të ligjit për shamitë e kokës.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë, me disa gra që kanë prerë flokët dhe djegur hixhabet në shenjë proteste kundër ligjit.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë raportuar se të paktën tetë persona janë vrarë në demonstratat, të cilat janë pritur me një goditje të ashpër nga autoritetet, sipas dëshmitarëve dhe videove të shpërndara në mediat sociale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori