LAJMI I FUNDIT:

Kurti për grevën: Shantazhet “ose kaq ose nuk shkojmë në punë” nuk po pushojnë

Kurti për grevën: Shantazhet “ose kaq ose nuk shkojmë në punë” nuk po pushojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në samitin digjital që u mbajt këtë të mërkurë në Prishtinë, ka folur edhe për grevën në sistemin arsimor.

Para të pranishmëve, Kurti ka thënë se Qeveria ka bërë shumë hapa për ta tejkaluar këtë situatë, por sipas tij, shantazhet “ose kaq ose nuk shkojmë në punë” nuk po pushojnë.

Ai u ka bërë thirrje mësimdhënësve që ta ndërprejnë grevën dhe ta pranojnë ofertën e kompensimit prej 50 eurove, raporton Telegrafi.


“E kam shpjeguar edhe më herët. Kompensimi prej 50 eurove bëhet për t’u përballur me inflacionin dhe jo si zëvendësim i ligjit të pagave që pritet së shpejti të miratohet në Kuvend në të dy leximet. Zgjidhja më e mirë, më e drejtë është edhe mësimdhënësit të shkojnë në shkollë që të japin mësim e nxënësit të shkojnë të mësojnë. Kjo është e domosdoshme për dinjitetin e të gjithëve, por edhe për zhvillimin e mbarë shoqërisë tonë”.

“Duhet të gjejmë një zgjidhje sa më parë. Ne kemi bërë shumë hapa, por ajo që nuk kemi parë është pushimi i shantazhit ‘ose kaq ose nuk shkojmë në punë’. Të gjithë njerëzit që marrin paga duhet të kryejnë punë meritore për pagat që i marrin”, është shprehur kreu i ekzekutivit.

Kurti tutje ka deklaruar se kompensimi prej 50 eurosh paraqet rritje më të madhe se rritja e vjetshme ekonomike.

Ai ka thënë se sot pasdite do të takohet me Sindikatën Evropiane të Arsimit, ku do të diskutojë për grevën.

Greva në arsim ka filluar nga 25 gushti. Derisa Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 50 euro shtesë për të gjithë të punësuarit në sektorin publik për tre muaj në kuadër të pakos për inflacionin, SBASHK-u po insiston në 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të Pagave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Lajme
Afat pas afati, premtimet që nuk u mbajtën për rrugën Prishtinë - Podujevë

Afat pas afati, premtimet që nuk u mbajtën për rrugën Prishtinë - Podujevë

Lajme
Kalo në kategori