LAJMI I FUNDIT:

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova anulon vizitën në Gjilan, takimi do të mbahet online

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova anulon vizitën në Gjilan, takimi do të mbahet online

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), kanë njoftuar se pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës së re të krijuar lidhur me protestat e paralajmëruara kundër aktivitetit me shoqërinë civile të mërkurën në Gjilan, me kryetaren e Dhomave të Specializuara, gjykatësen Ekaterina Trendafilova, sot u vendos që aktiviteti të zhvillohet përmes internetit.

“Kryetarja Trendafilova deklaroi se ‘mandati i Dhomave të Specializuara është administrimi i drejtësisë në mënyrë të drejtë, të pavarur, të sigurt dhe të paanshme’. Ajo theksoi se ndodhet në Kosovë për të biseduar me njerëz për punën e Dhomave të Specializuara në mënyrë transparente dhe të saktë, siç e ka bërë në disa raste më parë, dhe për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të kenë njerëzit”, thuhet në këtë njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se sipas kryetares Trendafilova “një shkëmbim i tillë mund të zhvillohet vetëm në një mjedis të sigurt dhe konstruktiv”.


“Prandaj, në interes të sigurisë publike, u mor vendimi që kjo veprimtari të zhvillohet përmes internetit”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Sipas njoftimit, pjesëmarrësit e regjistruar dhe personat tjerë të cilët dëshirojnë të marrin pjesë do të informohen se si mund t’i bashkohen veprimtarisë, e cila do të zhvillohet nesër përmes internetit në orën 10:00.

Ndryshe, ndaj vizitës së planifikuar të kryetares së Gjyaktës Speciale, më 21 shtator 2022 në Gjilan ku do të mbante një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim, Partia Socialdemokrate kishte thirrur një protestë.

Kryetari i PSD, Dardan Molliqaj tha se kjo gjykatë është është politike dhe rrjedhimisht ka pasur në vazhdimësi veprime politike.

“Edhe më herët kishte paralajmëruar që do ta bëj këtë vizitë, ku më pas kishte thënë që kjo vizitë do të shtyhet dhe do të mbahet më datë 21, praktikisht, sot një javë, e mërkurë, ora 10:00, në Gjilan. Që nga fillimi i këtyre dhomave, e kemi thënë duke e cilësuar se kjo gjykatë është politike dhe rrjedhimisht ka pasur në vazhdimësi veprime politike. Është tërësisht e papranueshme për sistemet demokratike, ku janë të ndara pushtetet të kemi kësi lloj veprime të gjykatës. Nuk besoj që keni dëgju ndonjëherë që një gjykatë të flas për sondazhe dhe mbështetjen që ajo gjykatë e ka në sondazhe, ose në matje të opinionit publik. Unë nuk kam dëgjuar në jetën time e s’kam lexu gjykata e vendet demokratike flasin për mbështetje ose jo popullore…”, tha ai.

Protestës kishin paralajmëruar se do t’i bashkohet edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori