Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka folur për vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila më 21 shtator 2022 do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.
Ai përmes një konference për media tha se më 21 shtator në orën 10:00, PSD do të mbajë protestë kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova dhe kësaj gjykate.
Molliqaj gjithashtu ftoi që të marrin pjesë në protestë edhe veteranët dhe ata qytetarë që janë mbështetës të lirisë.
“Më datë 21 në orën 10:00, në vendin ku do të mbahet ky takim do të kemi protestë. Ftojmë veteranët dhe mbështetësit e lirisë, që të jemi bashkë…Protesta duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, u shpreh kryetari i PSD-së.
Ai gjithashtu tha se kjo gjykatë është është politike dhe rrjedhimisht ka pasur në vazhdimësi veprime politike.
“Edhe më herët kishte paralajmëruar që do ta bëj këtë vizitë, ku më pas kishte thënë që kjo vizitë do të shtyhet dhe do të mbahet më datë 21, praktikisht, sot një javë, e mërkurë, ora 10:00, në Gjilan. Që nga fillimi i këtyre dhomave, e kemi thënë duke e cilësuar se kjo gjykatë është politike dhe rrjedhimisht ka pasur në vazhdimësi veprime politike. Është tërësisht e papranueshme për sistemet demokratike, ku janë të ndara pushtetet të kemi kësi lloj veprime të gjykatës. Nuk besoj që keni dëgju ndonjëherë që një gjykatë të flas për sondazhe dhe mbështetjen që ajo gjykatë e ka në sondazhe, ose në matje të opinionit publik. Unë nuk kam dëgjuar në jetën time e s’kam lexu gjykata e vendet demokratike flasin për mbështetje ose jo popullore…”, tha ai.
Sipas tij, asnjëherë nuk ka dëgjuar që gjykatat të mbajnë takime të mbyllura, përcjell Telegrafi.
“Që edhe mediave e gazetarëve të ju imponohet që bëjnë kërkesë paraprakisht për pjesëmarrje dhe të tjerëve të ju thonë që mund të kenë linkun e transmetimit live të takimit. Kur ishte për herë të parë në Kosovë na pati ftuar që të kemi një takim të përbashkët, ndërsa kësaj radhe kur e pati lajmëru takimin ne i bëmë ftesë zyrtare dhe i shkruam Dhomave të Specializuara dhe morëm një përgjigje negative. Duke pas parasysh që proceset në këtë gjykatë janë duke shkuar në mënyrë shumë negative…”, theksoi Molliqaj.
Tutje ai tha se kërkesat e kësaj gjykate janë më të larta se sa ato të Hagës për krime lufte.
“E dini që i kemi pas dy grupe të UÇK-së në Hagë, ai i Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj. Te këta dy liderë, kërkesa e asaj prokurorie ka qenë 20 vite, dhe janë liru. Ndërsa tani për një udhëheqës të rangut të mesëm, kërkesë 35 vite burg. Këto veprime janë të dëmshëm, të rrezikshme dhe po ndodhin pikërisht ën këtë kohë, kur dialogu Kosovë-Serbi po normalizohen marrëdhënia e Kosovës me Serbinë duke mos e njoft, Serbia – Kosovën. Në kohën kur e keni pas që të gjitha dëshmitë, janë të mbledhura dhe të bartura përmes dhe informatorëve të strukturave paralele ilegale dhe jo ilegale të Serbisë për krime lufte. Jo rastësisht në këtë kohë ne kemi edhe kryeministër, edhe presidente edhe kryetar kuvendi, edhe qeveri edhe kuvend që nuk po vepron. Ajo që i mbetet Kosovës dhe secilit nga ne është që të shprehim pakënaqësinë tonë ndaj kësaj dukurie negative”, u shpreh ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën