Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka pritur sot në një takim homologun e saj nga Kosova, Glauk Konjufca.
Nikolla vlerësoi bashkëpunimin mes dy kuvendeve.
“Bashkë me kryetarin Konjufca ramë dakord që bashkëpunimet, vizitat, tryezat e përbashkëta të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Ky bashkëpunim prej ditës së sotme do të mbështetet edhe në memorandumin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës që së bashku me kryetarin nënshkruam”, tha Nikolla.
“Qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i një kuadri të përbashkët për bashkëpunim dhe mbështetje midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës për rritjen e cilësisë së aktivitetit parlamentar në përputhje me praktikat më të mira europiane, vënien në zbatim të marrëveshjeve të arritura në takimet midis dy qeverive, forcimin e bashkëpunimit mes dy Kuvendeve për çështjet e integrimit në BE dhe bashkëpunimin me NATO, përfaqësimin në organizatat ndërkombëtare dhe çështje të tjera me interes të përbashkët mes dy Kuvendeve tona”, u shpreh Nikolla.
Ndërkohë kreu i Kuvendit të Kosovës, Konjufca falenderoi Nikollën për pritjen e ngrohtë dhe për kontributin e saj për popullin e Kosovës. Ai u shpreh po ashtu se qytetarët e Kosovës e meritojnë që në fund të këtij viti të mos kenë regjim vizash me Europën.
Sipas Konjufcës, Shqipëria dhe Kosova pavarësisht se janë dy shtete, kanë një interes të përbashkët. Ai theksoi ndër të tjera se Serbia është shumë armiqësore ndaj Kosovës.
“Kontributi e ndihma juaj janë me të vërtetë për t’u vlerësuar dhe çmuar, meqenëse në çdo rast që ju jepet juve, edhe në takime të niveleve të rëndësishme ndërkombëtare e ngrini vazhdimisht çështjen e Kosovës, e mbroni atë që është interes edhe i popullit tonë duke i qëndruar gjithmonë afër popullit të Kosovës dhe interesave tona. Edhe sa i përket domosdoshmërisë së njohjeve të reja për Republikën e Kosovës, edhe sa i përket të gjithave iniciativave të Republikës së Kosovës për anëtarësim në institucione të rëndësishme ndërkombëtare e europiane….”, tha Konjufca.
“Vërtetë jo vetëm Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, por të gjitha institucionet pa dallim të shtetit shqiptar i kanë qëndruar pranë popullit të Kosovës sepse ne jemi dy shtete, ne jemi dy vende, por po aq saktë e dimë që jemi popull me një interes të përbashkët. Edhe zyrtarët politikë e përfaqësues shtetërore të Republikës së Kosovës, por edhe ata të Republikës së Shqipërisë vazhdimisht kanë vepruar me këtë vetëdije kombëtare, pra duke i artikuluar vazhdimisht dhe duke i mbrojtur ty ku është nevoja interesat tona të përbashkëta të kombit shqiptar”, shtoi Konjufca.
“Republika e Kosovës e ka një proces të vështirë përpara që është relacioni me shtetin serb. Serbia e Aleksandër Vuçiç mund të themi që nuk ka ndryshuar drejtim politik, por vetëm i ka ndryshuar mjetet prej kohës së Millosheviçit. Serbia duhet ta dijë çdo shqiptar që është shumë armiqësore ndaj Republikës së Kosovës dhe këtë nuk e kemi zgjedhur ne. Këtë e ka zgjedhur elita udhëheqëse politike shtetërore serbe e cila e mohon pavarësinë e Kosovës, e cila e lufton pavarësinë e Kosovës me çdo mjet që ka në dorë, dhe në këto muaj ku po bëheshin përpjekje nga qeveria jonë për realizimin e marrëveshjes së letërnjoftimeve dhe të targave e patë si presidenti i Serbisë Vuçiç nuk heziton fare edhe për ta sfiduar kornizën e sigurisë në Ballkan dhe Europë përmes kërcënimit të Kosovës dhe dërgimit të trupave të armatosura të kontrolluara prej Serbisë brenda territorit të Republikës së Kosovës”, u shpreh Konjufca./tvklan.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze