LAJMI I FUNDIT:

Qeverisja e LDK-së me Prishtinën – publikohet raporti i punës gjashtëmujore të Përparim Ramës

Qeverisja e LDK-së me Prishtinën – publikohet raporti i punës gjashtëmujore të Përparim Ramës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë publike punën e tij për gjashtë muaj qeverisje me kryeqytetin.

Në raportin e punës janar-korrik 2022 përfshihen shumë projekte në sektor të ndryshëm.


Raporti ndahet në dy pjesë: në të parën, të ndara sipas sektorëve përkatës, prezantohen arritjet kryesore të këtij gjashtëmujori në nivelin e Institucionit të Kryeqytetit, kurse të dytën paraqiten projektet dhe planet e mëtejme sipas drejtorive përkatëse.

“Ndër projektet e mëdha infrastrukturore, kemi përcjellë gjithë materialin ofertues për ndërtimin e Rrugës ‘A’. Mes shumë rrugëve të ndërtuara e në ndërtim, përfunduam për 40 ditë edhe rrugën ‘Muharrem Fejza’. Nënshkruam kredi të butë BERZh-in për projektin e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike, kurse me MMPHI lidhëm marrëveshjen për realizimin e projektit “Unaza e Mesme e Prishtinës”. Me Bankën Botërore dhe SuperWien kemi nisë diskutimet për zgjatimin e shëtitores ‘Nënë Tereza’”, ka shkruar Rama në Facebook.

I pari i Prishtinës si të arritur tjetër ka përmendur edhe lirimin e shumë nga hapësirat, rrugët, trotuaret e sheshet publike nga uzurpimi i paligjshëm.

Rama ka përmendur edhe problemin me qentë endacakë në kryeqytet ku ka bërë të ditur se tashmë kanë krijuar task forcën për trajtimin e tyre, kanë nënshkruar kontratën për ndërtimin e strehimores, është ndarë lokacionin për parkun e kafshëve dhe rritur buxhetin për trajtimin e këtij problemi emergjent.

Ai gjithashtu ka theksuar se deri tani janë publikuar 177 projekte.

“Prej tyre 87 projekte të kontrakturara, 51 në procedurë, 16 në proces të vlerësimit dhe 15 të anuluara dhe të përsëritura”, ka shkruar Rama.

Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori