LAJMI I FUNDIT:

Ismet Haxha konfirmon planin për atentat ndaj tij: Jam informuar nga Policia e Kosovës

Ismet Haxha konfirmon planin për atentat ndaj tij: Jam informuar nga Policia e Kosovës

Ish-pjesëtari UÇK-së, Ismet Haxha, e ka konfirmuar planin e atentatit ndaj tij. Ai ka thënë se ka qenë i informuar nga Policia e Kosovës, por që arsyet e këtij planifikimi nuk i di.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Haxha, emri i të cilit u përfol këtë të hënë si shënjestër e një atentati, ka thënë për RTV Dukagjinin se, Policia e Kosovës e kishte njoftuar për planifikimin e vrasjes së tij në fund të vitit të kaluar.

Haxha ka thënë se nuk i di arsyet e planifikimit për vrasjen e tij. Ai ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe nuk ka pasur mbrojtje të afërt, por vetëm vëzhgime të shtuara të policisë.


Ai është shprehur se nuk ka informacione se kush e ka planifikuar vrasjen e tij.

“Informacionin për planifikimin e vrasjes e kam marrë në fund të viti të kaluar. Më ka informuar policia. Informata ka qenë se Njësia antiterrorizmit kanë informata se po përgatitet një atentat ndaj meje. Arsyen e kësaj nuk e di, unë kam qenë pjesëtar i luftës. -Nuk kam pasur mbrojtje të afërt, por kam pas vëzhgime të shtuara të policisë. Nuk di kush e ka planfikuar vrasjen, por informacioni ka qenë se ka qenë duke u planifikuar vrasja”, ka thënë Haxha.

Mediumi shqiptar A2 News ka raportuar se ka ekzistuar një plan për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së Ismet Haxha.

Sipas këtij mediumi, kjo është bërë e ditur nga një dokument i cili është bërë publik të hënën nga disa hakerë, të cilët dyshohet se këto dokumente i kanë marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Lajme
​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

Lajme
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Lajme
IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni

IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni "Kasandra" është në dobësim

Lajme
Kalo në kategori