Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mohuar se Danimarka është tërhequr nga marrëveshja me Kosovën për transferimin e të burgosurve nga burgjet daneze në burgun e Gjilanit.
“Ne kemi qenë në komunikim me autoritetet daneze që në orët e hershme të mëngjesit pasi ka qarkulluar një lajm se Danimarka ka pezulluar këtë vendim. Ky lajm nuk është i vërtetë duke pasur parasysh që delegacionet e Kosovës dhe Danimarkës kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm, madje planifikohet edhe një vizitë e delegacionit danez në muajin tetor, prandaj unë nuk e kuptoj sesi ka qarkulluar ky lajm. Kemi konfirmimin edhe të autoriteteve daneze se marrëveshja nuk është pezulluar, ka deklaruar Haxhiu para mediave.
Edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas njoftimeve në median daneze ekstrabladet se marrëveshja për burgjet mes Kosovës dhe Danimarkës është pezulluar.
Sallahu përmes një njoftimi në Facebook thotë se raportimet se Mbretëria e Danimarkës është tërhequr nga Traktati ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta.
“Duam të njoftojmë opinionin dhe publikun e gjerë se lajmet e shpërndara se gjoja Mbretëria e Danimarkës është tërhequr nga Traktati ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze nuk qëndron dhe nuk është i vërtetë”, thuhet në njoftimin e zëvendësministrit të Drejtësisë Blerim Sallahu.
“Gjatë ditës së sotme, kemi komunikuar drejtpërdrejt me zyrtarët nga Ministria e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës dhe ata na kanë konfirmuar se qëndrojnë tërësisht pranë zotimeve të dakorduara në Traktat dhe asgjë nuk ka ndryshuar në raport me marrëveshjen e përbashkët”, ka njoftuar tutje Sallahu.
Zëvendësministri i Drejtësisë ka kujtuar se tashmë Danimarka ka ratifikuar Traktatin në Parlamentin e tyre.
“Është e rëndësishme të theksohet se tashmë shteti danez e ka ratifikuar Traktatin edhe në Parlamentin e tyre dhe gjithçka po vazhdon sipas planit të paracaktuar drejt përmbushjes së obligimeve të dyanshme mes nesh”.
Ai ka thënë se shumë shpejt edhe Kosova do të bëjë ratifikimin e traktatit ën Kuvend dhe do të procedohet tutje.
“Në këtë drejtim, edhe ne së shpejti do të procedojmë Traktatin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze për në Qeverinë e Republikës së Kosovës për miratim, prej ku do të përcillet për në Kuvend për ratifikim”.
Ministria e Drejtësisë thotë se këto informacione kanë për bazë kontaktet e sotme me Ministrinë e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?