LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen tre mungesa të mëdha për Kosovën për dy ndeshjet e muajit shtator

Konfirmohen tre mungesa të mëdha për Kosovën për dy ndeshjet e muajit shtator

Ditën e sotme ka filluar grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet e muajit shtator.

Dardanët do të zhvillojnë takimin e parë në udhëtim te Irlanda e Veriut më 24 shtator derisa atë të kthimit tri ditë më vonë në Prishtinë.


Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ditë më parë publikoi listën me 26 futbollistë të ftuar për këto dy ndeshje.

Por fundjava që sapo lamë pas nuk ka qenë aspak pozitive për tre futbollistët e Kosovës.

Tre futbollistët e Kosovës, Mërgim Vojvoda, Leart Paqarada dhe Shkëlqim Vladi kanë pësuar lëndime dhe nuk do t’i bashkohen Dardanëve.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti.

“Fatkeqësisht tre futbollistë nga lista e publikuar ditë më parë nuk do të na bashkohen në këtë grumbullim”.

“Leart Paqarada, Mërgim Vojvoda dhe Shkëlqim Vladi kanë pësuar lëndime dhe nuk do të jenë në gjendje të grumbullohen për dy ndeshjet e muajit shtator”, deklaroi Sahiti.

“Të tre lojtarët kanë pësuar lëndime me klubet e tyre gjatë ndeshjeve në fundjavë dhe nuk mund të luajnë për dy apo tri javë”, tha Sahiti.

Këta tre futbollistë edhe mund të zëvendësohen dhe këtë e ka në dorë përzgjedhësi Alain Giresse.

“Kanë qenë 26 futbollistë të ftuar dhe tani janë 23, ka mundësi që zëvendësohen. Trajneri Alain Giresse e ka në dorë këtë dhe gjithçka do të zbuloj nesër në konferencën për shtyp”, tha Sahiti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori