LAJMI I FUNDIT:

Xavi me fjalë të mëdha për dy yjet e ri të Barçës, Pedri e Alex Balde

Xavi me fjalë të mëdha për dy yjet e ri të Barçës, Pedri e Alex Balde

Barcelona ka marrë një fitore të radhës në La Liga, teksa ka mposhtur Elchen me rezultat 3-0.

Robert Lewandowski me dy gola dhe Memphis Depay me një tjetër ishin realizuezatorët e golave për fitoren e katalunasve.

Megjithatë një tjetër yll i ri që ka filluar shkëlqimin është mbrojtësi i majtë Alex Balde që bëri dy asistime në këtë sfidë.


Lëvdatat për anësorin këmbëshpejtë nuk i ka ndalë trajneri Xavi Hernandez duke thënë se bëhet fjalë për një talent të madh me cilësi e personalitet.

“Të gjithë janë të përgatitur për të luajtur çdo ndeshje, në jam ai që vendos. Jam i lumtur për të. Ai ka cilësi dhe personalitet të madh”.

“Është e habitshme që një djalë 18-vjeçari luan në atë nivel. Ai është në gjendje të shkëlqyer fizike dhe do të na ndihmojë shumë. Kemi tre mbrojtës të majtë të një niveli të jashtëzakonshëm”, tha Xavi.

Tutje trajneri i Barcelonës foli edhe për gjeniun spanjoll të mesfushës Pedri.

“Ai është një futbollist superlativ, e kupton lojën, bën diferencën me pasimin, nuk e humb topin. Ai është vendimtar, një nga më të mirët që ka ardhur këtu, garanci për të ardhmen. Duhet të kujdesemi për të dhe mendoj se po e menaxhojmë mirë skuadrën”, tha Xavi.

Krejt në fund tekniku katalunas foli edhe tha se ekipi i tij ka ide të qarta dhe janë duke shkuar në 100 për qindëshin e formës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Ligat tjera
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
Kalo në kategori