LAJMI I FUNDIT:

Peja fiton me rikthim spektakolar në Prizren

Peja fiton me rikthim spektakolar në Prizren

Peja ka vazhduar me fitore, duke mundur në udhëtim Ponte Prizrenin me rezultat 91:94 (26:26, 27:16, 23:28, 15:14), në xhiron e dytë të Prince Caffe Superligës.

Përballja ka qenë shumë interesante dhe dramatike, ku verdhezinjtë u rikthyen në momentet vendimtare për të regjistruar fitoren e dytë në këtë edicion, ndërsa prizrenasit pësuan humbjen e parë.


Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 8:2, por më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, duke përfunduar me rezultat 26:26. Megjithatë, prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke arritur që të kenë epërsi konstante dhe të shkojnë në pushim me shifrat 53:42.

Ponte vazhdoi me lojë të mirë dhe thelloi epërsinë, ku më e larta ishte 70:53, 17 pikë epërsi, megjithatë, më pas kishin një rënie që e shfrytëzuan mysafirët, për të ngushtuar shifrat në 76:70, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash.

Lojë shumë interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, ku pejanët kishin epërsi 80:85, e më pas prizrenasit 90:87, por në momentet vendimtare, Jalen Tate ishte i mrekullueshëm me shtatë pikë për fitoren e Pejës 91:94.

Te Ponte Prizreni u dalluan Urim Zenelaj dhe Kevin Baker me nga 12 pikë e nëntë kërcime, kurse te Peja u dalluan Rodney Purvis me 30 pikë e gjashtë kërcime dhe Jalen Tate me 18 pikë e gjashtë kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori