LAJMI I FUNDIT:

“Marrje me prostitucion”, arrestohen dy persona në Prizren

“Marrje me prostitucion”, arrestohen dy persona në Prizren
Foto: Ilustrim

Dy persona (një femër dhe një mashkull) janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës “marrje me prostitucion”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 10.06.2022, në Prizren.


Ndërkaq, në raport bëhet e ditur se me vendim të gjykatës të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër  kosovar -e nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës së kundërvajtjes ‘marrjes me prostitucion’. Me vendim të gjykatës  të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/