LAJMI I FUNDIT:

Ekspedita e Ballkanit arrijnë në Kosovë

Ekspedita e Ballkanit arrijnë në Kosovë

Ballkani është rikthyer në Kosovë pas një nate të gjatë dhe me ankth.

Kampioni në fuqi i Kosovës luajti në udhëtim te skuadra çeke Slavia e Pragës, ku pësoi humbje me rezultat 3-2.

Por pasi ishin nisur rreth orës 02:00 pas mesnate, aeroplani u desh të rikthehej përsëri në Pragë.


Kjo pasi pas 45 minutash fluturim, aeroplani me të cilin kanë nisur fluturimin ekipi i Ballkanit i është dashur të kthehej.

Aeroplani ishte nisur për në Prishtinë, por është kthyer sërish për në aeroportin e Pragës, pasi i është krisur xhami.

Megjithatë e gjithë ekspedita e Ballkanit janë nisur për në Kosovë në ora 08:30 dhe tanimë kanë ateruar në aeroportin e Prishtinës. /Telegrafi/