LAJMI I FUNDIT:

Daja tregon pse humbi Ballkani i tij, flet edhe për dallimin e madh në buxhet mes klubeve

Daja tregon pse humbi Ballkani i tij, flet edhe për dallimin e madh në buxhet mes klubeve

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se skuadra e tij nuk e kishte sot armën më të fortë, atë të posedimit të topit.

Daja shtoi po ashtu se pati mungesa të rëndësishme në formacion, që e patën ndikimin e vet në këtë lojë.

Ballkani pësoi nga Slavia me rezultat 3-2 në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Konferencës.

“Do të thosha se golat që pranuam do të shmangeshin nëse do ta mbanim topin në kontroll sepse kundërshtari pati edhe raste tjera. Arma jonë më e fortë nuk funksionoi. Kjo ishte arsyeja pse shënuam autogol dhe pësuam gola pasi kalonim në avantazh”.

“Ne duhet të bëjmë analizë të drejtë. Është një skuadër me buxhet shumë më të lartë në raport me ekipin tonë. Cilësinë e ka shumë më të madhe”.

“Por unë i përgëzoj djemtë për shkak se ndaj një kundërshtari të tillë kemi pasur raste dhe kemi shënuar dy gola. Nëse do të kishim gjithë kontingjentin në dispozicion, do të bënim më mirë. Por, përsëri do të ishte vështirë. Kjo skuadër (Slavia), përveç që luan mirë në aspektin taktik, ka edhe eksperiencën”.

“Ka luajtur edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve”.

“Do të thoja se publiku ishte një motiv më shumë për kundërshtarin sepse 90 minuta ka qenë në mbështetje të tyre. Uroj që me një kundërshtar të fortë në Kosovë të jenë të pranishëm të gjithë sportdashësit, sepse ne po përfaqësojmë edhe Kosovën. Besoj që lojtarët nuk ranë në presion të publikut”, ka thënë Daja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Ndërkombëtare
UEFA shqipton dënimin për tifozin që bëri selfie me Cristiano Ronaldon

UEFA shqipton dënimin për tifozin që bëri selfie me Cristiano Ronaldon

Përfaqësueset
Zyrtare: UEFA merr vendimin për Mirlind Dakun

Zyrtare: UEFA merr vendimin për Mirlind Dakun

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA publikon vendimin për suspendimin e Mirlind Dakut - çfarë rregulla theu sulmuesi shqiptar?

UEFA publikon vendimin për suspendimin e Mirlind Dakut - çfarë rregulla theu sulmuesi shqiptar?

Kombëtarja e Shqipërisë
Spanja me shumë ndryshime ndaj Shqipërisë, Luis De la Fuente ka vetëm dy dyshime

Spanja me shumë ndryshime ndaj Shqipërisë, Luis De la Fuente ka vetëm dy dyshime

Përfaqësueset
“Ka mundësi të ndodhë”, top ylli i Spanjës pranon mundësinë e transferimit tek Barcelona

“Ka mundësi të ndodhë”, top ylli i Spanjës pranon mundësinë e transferimit tek Barcelona

La Liga
Kalo në kategori