LAJMI I FUNDIT:

Drita njofton se ndeshja ndaj Gjilanit luhet pa tifozë

Drita njofton se ndeshja ndaj Gjilanit luhet pa tifozë

Drita me një komunikatë për media ka njoftuat opinionin se përballja ndaj Gjilanit do të luhet pa praninë e tifozëve.

Derbi gjilanas i vlefshëm për javën e 7-të, do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të sigurisë, gjë që nuk i ka pëlqyer Dritës, ky vendim i policisë.

“Njoftojmë të gjithë sportdashësit, veçanërisht tifozët tanë “Intelektualët” se me vendim të prerë nga Stacion Policor në Gjilan jemi urdhëruar që ndeshja derbi FC Drita – SC Gjilani të zhvillohet pa asnjë pjesëmarrës në tribuna”.


“Klubi ynë ka bërë përpjekje që ndeshja të zhvillohet të paktën me prezencë të fëmijëve të shkollës sonë të futbollit, sepse kemi konsideruar që ata nuk përbëjnë rrezik për ndonjë incident dhe pjesëmarrja e tyre vetëm sa do t’ia shtonte bukurinë derbit”.

“Por, kërkesa jonë nuk është aprovuar me arsyetimin e policisë se për shkak të infrastrukturës jo të përshtatshme dhe sigurisë në stadiumin ndihmës ndeshja duhet të zhvillohet pa tifozë. Policia kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve, ndërsa ne si klub shprehim keqardhje për mungesën e tifozëve dhe kërkojmë poashtu mirëkuptimin tuaj”.

“FC Drita do ta ketë parasysh se nëse në derbin e radhës nuk merret ndonjë iniciativë për t’i rikthyer tifozët në stadium, klubi ynë do ta konsiderojë seriozisht ndërrimin e stadiumit vetëm e vetëm që tifozët të jenë pranë klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndeshja Drita – Gjilani zhvillohet të mërkurën, nga ora 15:00./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së katërt në Superligën e Kosovës

Rezultatet dhe renditja pas javës së katërt në Superligën e Kosovës

Superliga
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Kalo në kategori